By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: U kritikua ashpër për deklaratat ndaj Musialës, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > U kritikua ashpër për deklaratat ndaj Musialës, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin e tij
Sport

U kritikua ashpër për deklaratat ndaj Musialës, drejtori i Bayern Munichut sqaron qëndrimin e tij

admin
Last updated: 28/11/2026 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, ka ndryshuar qëndrim lidhur me situatën e Jamal Musialas, pasi deklaratat e tij të mëparshme për gjendjen shëndetësore të mesfushorit gjerman dhe mundësinë e uljes së pagës së tij shkaktuan reagime të ashpra në botën e futbollit, veçanërisht nga FIFPro.

Dreesen tani ka theksuar se klubi duhet t’i japë kohë Musialas për t’u rikuperuar plotësisht dhe për ta rikthyer formën e tij më të mirë.

“Gjithçka që duhej të thuhej për Musialan tashmë është thënë. Tani duhet t’i marrim gjërat me qetësi dhe ta lëmë të luajë. Më erdhi shumë mirë që të premten ishte në fushë, ashtu siç ishte planifikuar. Tani shpresojmë që ai të rikthehet në formën e tij të dikurshme”, deklaroi Dreesen.

Ai pranoi se situata e Musialas ka shkaktuar shqetësim te tifozët, por këmbënguli se futbollisti është pjesë e rëndësishme e familjes së Bayern Munichut.

“Sigurisht që tifozët janë të shqetësuar për këtë situatë, sepse secili prej lojtarëve tanë është njëri prej nesh. Dhe po, kjo është e vërtetë! Jamal është njëri prej nesh!”.

“Pikërisht për këtë arsye po kujdesemi për të. Ishte e qartë se do të kishte reagime. Por, të jem i sinqertë, reagimi i FIFPro-s më befasoi. Kjo sindikatë e futbollistëve madje nuk është e përfaqësuar në Gjermani”, shtoi ai.

Dreesen theksoi se qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar sa i përket përgjegjësisë së klubit për rikuperimin e lojtarit, por pranoi se Bayern ka edhe detyrime ndaj vetë klubit.

“Qëndroj prapa qëndrimit tim, është detyra jonë të kujdesemi që Jamalit t’i jepet koha e nevojshme për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer në formën e tij të mëparshme. Në të njëjtën kohë, kemi përgjegjësi edhe ndaj klubit”.

“Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge kanë thënë të njëjtën gjë, ndonëse me thekse të ndryshme. Mendoj se ky është një qëndrim i drejtë”, përfundoi drejtuesi i Bayernit.

 

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vazhdon gjykimi për rastin “Puls”: Sot do të dëshmojnë një e punësuar në diskotekë dhe një piroteknik
Next Article Prezantohet sistemi unik, Rama: Mundëson gjurmueshmërinë, fund gjobave me copa letrash

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?