By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klekovski: Duhanpirësit në vit shpenzojnë mbi 600 euro për duhan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klekovski: Duhanpirësit në vit shpenzojnë mbi 600 euro për duhan
Maqedoni

Klekovski: Duhanpirësit në vit shpenzojnë mbi 600 euro për duhan

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski paralajmëroi se një duhanpirës mesatar në vend brenda një viti ndan mbi 600 euro për duhan, që është më shumë se vlera që paguhet për sigurim shëndetësor.

Ai vlerësoi se bëhet fjalë për gjendje të paqëndrueshme, veçanërisht nëse kemi parasysh se pi duhan gjysma e popullsisë, gjegjësisht se një pjesë e madhe e qytetarëve shpenzojnë më shumë para që t’i bëjnë dëm shëndetit se sa që të mbrohen.

“Pra, kemi një situatë në të cilën duhanpirësi mesatar shpenzon më shumë për duhanpirjen sesa për sigurimin shëndetësor. Mbajtësit e sigurimeve shpenzojnë rreth 500 euro në vit, së bashku me të siguruarit përkatës, mendoj se sigurimi shëndetësor vjetor është rreth 420 euro, dhe themi se mbi 600 euro shpenzohen çdo vit për cigare dhe mendoj se kjo është një situatë e paqëndrueshme, në të cilën gjysma e kombit shpenzon më shumë për të dëmtuar shëndetin e tyre sesa për të mbrojtur shëndetin e tyre”, theksoi ministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën kombëtare “Nga të dhënat te politikat: Si të ulim çmimin e pirjes së duhanit?”, të organizuar nga grupi i ekspertëve Analitika, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ministri theksoi se çështja e pirjes së duhanit duhet të shqyrtohet edhe përmes qasjes në duhan, gjegjësisht përmes çmimit që e paguajnë duhanpirësit, por edhe gjithë shoqëria.

Ai theksoi se ligji i ri për ndalimin e pirjes së duhanit është drejtuar në uljen e qasjes në duhan, mes tjerash përmes ndalesës së reklamimit dhe largimit të tyre nga sytë e konsumatorëve.

Si prioritet të veçantë Klekovski e ndau mbrojtjen e të miturve, duke theksuar se duhet të ekzistojë konsensus shoqëror rreth dy çështjeve themelore, të mos pihet duhan në hapësira të mbyllura dhe të mos u shitet duhan dhe produkte të ngjashme personave nën 18 vjet.

“Nëse duhet të bëjmë një lloj konsensusi social në lidhje me duhanin, për mua dy çështje janë vendimtare. Njëra është se nuk mund të pini duhan në ambiente të mbyllura dhe e dyta është se nuk mund t’u shisni duhan dhe produkte të ngjashme fëmijëve nën moshën 18 vjeçare”, tha Klekovski.
Ai paralajmëroi se pas miratimit të ligjit do të vendoset theks i veçantë i kontrollit të shitjes së produkteve të duhanit të miturve, duke theksuar se sipas raporteve, më shumë se dy e treta e të miturve nuk ishin refuzuar gjatë përpjekjes që të blejnë duhan.

Klekovski theksoi se çmimi është faktori i dytë i rëndësishëm për qasjen në duhan dhe se produktet e lira që e dëmtojnë shëndetin po bëhen më lehtë të kapshme. Sipas llogaritjeve të tij, një duhanpirës mesatar i cili shpenzon rreth 270 kuti duhan në vit ndan më shumë se 600 euro.

Klekovski e hapi edhe mundësinë që një pjesë e të ardhurave nga akcizat dhe rritja e çmimeve të produkteve të duhanit të dedikohen për fondin shëndetësor, me qëllim që mjetet e grumbulluara nga produktet e dëmshme për shëndetin të shfrytëzohen për mjekim të pasojave nga përdorimi i tyre.
Në lidhje me zgjidhjen ligjore, Klekovski informoi se kjo është në debat komisioni në Kuvend.

Theksoi se ka kërkuar që t’i jepet prioritet përgatitjeve për zbatimin, duke përfshirë edhe trajnime për shërbimet inspektuese dhe aktivitete në terren.

Në lidhje me akcizat, theksoi se konfirmimi i tyre nuk është në kompetencë të tyre, por qëndrimi i tij është se produktet e dëmshme nuk duhet të jenë më të lira dhe të kapshme lehtë në treg.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Opozita kërkon sqarime për lëndimin e ushtarit të FSK-së, kërkesa nxit debat mes deputetëve
Next Article Jashari i dhuron uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula, e njofton për modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?