By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve
Kosovë

Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar raportin me amendamente për Projektligjin nr. 11/L-007 për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, raporton Ekonomia Online.

Raporti u miratua me gjashtë vota për, dy kundër dhe dy abstenime.

Gjatë mbledhjes, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, prezantoi raportin, duke bërë të ditur se ai përmban gjithsej 21 amendamente, të cilat janë hartuar pas konsultimeve me akterë të ndryshëm institucionalë dhe organizata të shoqërisë civile.

“Ka organizuar disa takime me pjesëmarrje të gjerë të akterëve institucionalë, organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, partnerëve tanë ndërkombëtarë. Dhe si rrjedhojë ka prodhuar një raport me 21 amendamente, të cilin e keni para jush dhe që i sillet komisionit natyrisht për shqyrtim dhe për miratim”, deklaroi Rrustemi.

Ai tha se nuk do të ndalej në shpjegimin e amendamenteve veç e veç, duke ia paraqitur raportin komisionit për shqyrtim dhe miratim.

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, shprehu vështirësi në vlerësimin e procesit të punës së grupeve punuese, duke thënë se raportet e paraqitura nuk ofrojnë një pasqyrë të plotë të diskutimeve.

Ajo theksoi se, për shkak të mbajtjes së grupeve punuese në të njëjtën kohë, nuk kishte arritur të ishte e pranishme në të gjitha takimet.

“Është pak vështirë vetëm prej raporteve me kuptu mbarëvajtjen e grupeve punuese. Fatkeqësisht, unë për arsye që ju thashë më herët, sepse janë mbajtur grupet punuese paralele, unë nuk e kam pasë mundësinë me qenë prezent në të gjitha sikurse kam synu”, tha Kica-Xhelili.

Ajo shtoi se gjatë këtyre diskutimeve janë trajtuar edhe çështje thelbësore, të cilat, sipas saj, janë ngritur vazhdimisht si shqetësime.

“Kanë qenë të paktën dy-tri gjëra goxha thelbësore që janë diskutuar shpesh dhe janë ngrit si shqetësime”, u shpreh deputetja e LDK-së.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të shujtës së subvencionuar të studentëve
Next Article Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?