By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të shujtës së subvencionuar të studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të shujtës së subvencionuar të studentëve
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të shujtës së subvencionuar të studentëve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit do të përfitojnë 20 për qind zbritje nga vlera e shumës së paraparë për shujtën e subvencionuar të studentëve, për ushqimin që do të blejnë te një operator ekonomik. Por, ata do të kenë 20 për qind zbritje edhe për produktet që do t’i blejnë me paratë e tyre te i njëjti operator – dyqan, furrë buke, restorant etj.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shpjegoi se si do të funksionojë modeli i ri i shujtës së studentëve, për të cilin ajo, ashtu si edhe kryeministri Hristijan Mickoski, theksoi se do t’u mundësojë studentëve shumë më tepër privilegje dhe përfitime sesa modeli aktual i kësaj subvencioni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo deklaroi sot se përfaqësuesit e studentëve, në takimin e parë, ishin të kënaqur me modelin e ri të ofruar nga Qeveria. Ajo shtoi se tashmë është formuar një grup pune, i cili do të merret me krijimin e modelit, përkatësisht me zhvillimin e zgjidhjes softuerike.

Qeveria do të shpallë thirrje publike për t’u regjistruar sa më shumë operatorë të ushqimit. Do të përzgjidhen ata që do t’i plotësojnë kushtet, të cilat, siç tha ajo, nuk do të jenë shumë të rrepta, „por do të jenë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e asaj që ofrojnë”.

“Dje kisha takim me kryetarin e ri të Parlamentit Studentor përkatës të USHCM-së dhe diskutuam për këtë çështje. U dakorduam që në këtë moment ne do të vazhdojmë të paguajmë rregullisht atë që është obligim ligjor, 140 denarë, ndërsa nga studentët do të presim përgjigje. Studentët propozuan që edhe një herë të zhvillojnë anketë, biseda dhe diskutime me parlamentet studentore të fakulteteve, për të marrë përgjigje nëse e pranojnë këtë model. Më pas, ata do t’i përmbledhin rezultatet dhe do të vijnë në Ministri për të na i prezantuar. Këtë do ta presim. Ndërkohë, unë do të organizoj edhe një takim me të gjithë kryetarët e parlamenteve studentore të universiteteve, të cilët edhe më parë kanë qenë të informuar për këtë çështje, për të parë se cilat janë qëndrimet e tyre. Kërkova që përgjigjet të dorëzohen me shkrim në MASH, në mënyrë që të mos kemi mospërputhje në të ardhmen”, deklaroi Janevska pas vizitës në SHF “Kiril dhe Pejçinoviq” në Kisella Vodë.
Sa i përket harmonizimit të shumës ditore të shujtës së subvencionuar me normën e inflacionit, Janevska tha se, sipas përllogaritjeve, bëhet fjalë për 156 denarë, por shtoi se ligji nuk është mjaftueshëm i qartë.

“Për shkak të kësaj mospërputhjeje dhe interpretimit të dyfishtë të ligjit, në Ministri tashmë kanë mbërritur tri padi në Gjykatën Administrative. Procedura është në vijim. Ne do të veprojmë në përputhje me vendimin që do të marrë Gjykata. Nuk ka asnjë problem për këtë”, shtoi Janevska.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagimin e BDI-së se nxënësit shqiptarë janë diskriminuar gjatë ndarjes së bursave për studentë dhe për të talentuarit, për shkak se një numër i vogël i tyre kanë përfituar bursë, Janevska u përgjigj se aplikimet janë dorëzuar me kode dhe se bursat nuk ndahen në bazë të përkatësisë etnike, por sipas përmbushjes së kritereve.

“Më vjen keq që BDI vazhdimisht promovon teza të tilla dhe mendoj se ka ardhur koha që të heqim dorë prej tyre. Nxënësit aplikojnë në Ministri me kode. Ne ndajmë bursa sipas kritereve të përcaktuara nga shteti. Që një nxënës të përfitojë bursë, duhet t’i plotësojë këto kritere. Pra, ne nuk ndajmë bursa sipas përkatësisë etnike. Ata që i kanë plotësuar kushtet kanë përfituar bursa. Natyrisht, për shkak të ankesave, do të bëjmë edhe një herë rishikimin e procedurës. Por, as kamerat e sistemit „Qyteti i Sigurt” nuk mund ta identifikojnë përkatësinë etnike të një personi nga pamja e tij, ashtu siç as ne nuk mund ta dallojmë përkatësinë etnike të aplikuesve përmes kodeve”, deklaroi Janevska.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spalletti kërkon një sulmues klasik, këta janë pesë emrat e njohur që po i monitoron Juventusi
Next Article Miratohet raporti me amandamente për Projektligjin për rekrutimin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?