By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani
Maqedoni

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është fakti se 17 për qind e të miturve janë të varur nga duhani. Me këto shifra, vendi renditet ndër shtetet me përhapjen më të lartë të përdorimit të produkteve të duhanit. Sipas hulumtimit të fundit të Think Tank Analitika, qytetarët shpenzojnë mesatarisht 600 euro në vit për cigare, ndërsa për sigurimin shëndetësor ndahen rreth 500 euro. Krahasuar me gjashtë vite më parë, duhanpirësit konsumojnë më shumë, mesatarisht të paktën 20 cigare në ditë, për të cilat shpenzojnë rreth 4.800 denarë në muaj.

“Në krahasim me vitin 2020, kur ishte vala e parë, na tregohet se çdo i dyti qytetar i rritur pi duhan. Pra, prevalenca e pirjes së duhanit ose përhapja, është 50%. Nëse kësaj i shtojmë edhe produktet e reja të nikotinës dhe të duhanit, me duhan të importuar dhe cigaret elektronike, kemi një prevalencë prej 54%.”, – deklaroi Tamara Mijoviq Spasova nga Think Tank Analitika.

“E dimë se duhani është varësi dhe kur të filloni njëherë të pini duhan, është vërtet e vështirë ta lini, por gjë e mirë është se ka trajtim që funksionon dhe bazohet në prova shkencore. Një nga gjërat ku mendoj se duhet të angazhohemi në vendin tonë është të ofrojmë shërbime për lënien e duhanit, sepse kjo i mbron vetë ata, familjet e tyre dhe mbron komunitetin në tërësi.”, – theksoi përfaqësuesi i OBSh-së në Maqedoni, Akim Ali.

“Amvisëritë që pijnë cigare shpenzojnë rreth 48 denarë nga 100 denarë për ushqim. Ato që nuk janë duhanpirëse shpenzojnë rreth 58 denarë, pra 10% më shumë shpenzojnë për ushqim amvisëritë që nuk kanë duhanpirës, në krahasim me ato që kanë duhanpirës.”, – u shpreh profesori universitar, Borçe Trenovski.

“Nuk mund të jenë më të lirat në treg dhe lehtësisht të qasshme. Duhet të ketë ndonjë mënyrë që përmes çmimit të ulet qasja në këto produkte. Kontrolli i shitjes për të mitur nuk është se dikush do të rrijë 24/7 në kioskë dhe do të shikojë nëse shiten cigare. Ka sisteme për kontrollin e shitjes për të mitur, duke përfshirë identifikimin.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Ligji për pirjen e duhanit ka një vit që pret të miratohet, ndërkohë që numri i të sëmurëve vazhdon të rritet. Sipas hulumtimit të Think Tank Analitika, qytetarët shprehin mbështetje për masa më të rrepta kundër duhanpirjes. Mbështetja më e lartë, prej 83,6 për qind, është për ndalimin e pirjes së duhanit në automjete ku udhëtojnë të mitur, 60 për qind mbështesin ndalimin e reklamimit në internet të produkteve të duhanit dhe nikotinës, ndërsa 40 për qind përkrahin ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat publike.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Juventusi i hapur për shitjen e Zhegrovës në janar, Spalletti miraton largimin
Next Article “Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?