By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bytyqi: Pushteti i refuzoi të gjitha amendamentet e LSDM-së për një jetë më të mirë të qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bytyqi: Pushteti i refuzoi të gjitha amendamentet e LSDM-së për një jetë më të mirë të qytetarëve
Maqedoni

Bytyqi: Pushteti i refuzoi të gjitha amendamentet e LSDM-së për një jetë më të mirë të qytetarëve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Pushteti i refuzoi të gjitha amandamentet e LSDM-së gjatë tri ditëve të deritanishme të debatit për amandamentet e buxhetit, përfshirë edhe propozimin për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pavarësisht se ato kanë bëjnë me përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve dhe avancimin në disa fusha të rëndësishme, theksoi deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, duke vlerësuar se buxheti i propozuar ka mangësi serioze dhe nuk ofron perspektivë zhvillimore, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Të mos harrojmë, kishim një propozim për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Edhe pse kemi njëfarë bindjeje se ata vetë do ta bëjnë këtë në një mënyrë apo tjetër, do të shohim në periudhën e ardhshme. Por, duket se në këtë shtet propozimet që vijnë nga opozita nuk vlejnë për qytetarët, ndërsa paratë e shumicës qeverisëse janë më të mira për qytetarët”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se pushteti nuk tregoi gatishmëri për të pranuar asnjë nga amendamentet e propozuara, ndonëse, siç tha, bëhet fjalë për propozime serioze që do të përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Gjatë tri ditëve të debatit për amendamentet, shumica qeverisëse nuk tregoi gatishmëri për të pranuar asnjë amendament, ndonëse ka amendamente serioze dhe të mira që do të duhej të përmirësonin cilësinë e jetës së qytetarëve.
Ne, si opozitë, do të luftojmë deri në fund për të treguar anën tjetër të medaljes, përkatësisht të vërtetën se pas këtij buxheti nuk fshihet asnjë projekt zhvillimor, se ai ka mangësi serioze dhe se shteti nuk po shkon në drejtimin e duhur, veçanërisht sa i përket menaxhimit me financat publike”, deklaroi Bytyqi.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit
Next Article Minçev: Qytetarët nuk guxojnë të jenë peng i institucioneve joefikase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?