By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn
Kosovë

Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Avokati i familjes së Arlinda Zekajt, Besnik Berisha, pas shtyrjes së seancës gjyqësore të Jeton Sylajt, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në hetimet për vrasjen e 49-vjeçares, pas ndalimit të katër personave të dyshuar.

Ai ka bërë të ditur se këto zhvillime janë rezultat i hetimeve të vazhdueshme pas marrjes së rastit në kompetencë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Berisha ka thënë se familja e viktimës, në cilësinë e palës së dëmtuar ka dorëzuar së paku dy kërkesa, përmes të cilave ka ofruar prova dhe dëshmitarë për të mbështetur pretendimin se vrasja nuk ishte veprim i izoluar.

“Ne kemi qenë të bindur dhe kemi ofruar prova e dëshmitarë se veprimet nuk kanë qenë të izoluara. Vrasja e saj nuk ka qenë e papërgatitur dhe aq më pak e paparashikuar nga vetë dorasi dhe familjarët e tij”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka pretenduar se ka pasur shtytje në vrasjen e Arlindës, duke shtuar se si të dyshuar në këtë drejtim janë marrë në hetim edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i viktimës.

Berisha ka shprehur bindjen se hetimet nuk do të përfundojnë me kaq dhe se mund të përfshihen edhe persona të tjerë.

“Unë besoj që kjo nuk do të ndalet këtu dhe do të ketë edhe persona të tjerë për shtytje në vrasje, e që njëri nga ta do të jetë personi që sapo u nxor nga seanca këtu, Jeton Sylaj”, ka deklaruar ai.

Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar më herët për ndalimin e katër personave në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bella Hadid rrëfen se u paragjykua për trupin në moshën 17-vjeçare: Më thanë se isha shumë e shëndoshë për të veshur Saint Laurent
Next Article Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?