By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin
MaqedoniTOP LAJM

Izet Mexhiti: 20 vjet nga nisja e projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, histori suksesi dhe krenarie për Çairin

admin
Last updated: 28/11/2026 14:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të shkollës “Kongresi i Manastirit”, një institucion arsimor projekti i të cilit nisi në vitin 2006, gjatë mandatit të tij të parë në krye të komunës.

Me këtë rast, Mexhiti kujtoi fillimet e projektit, duke theksuar se shkolla u konceptua si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të arsimimit për nxënësit shqiptarë në Çair.

Ai rikujtoi se në atë kohë nxënësit mësonin në kushte të përkohshme dhe në baraka, ndërsa synimi ishte ndërtimi i një shkolle moderne, që do të ofronte kushte dinjitoze për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.

Mexhiti theksoi se viti 2006 shënoi një periudhë të rëndësishme edhe për afirmimin e identitetit kombëtar në Shkup, duke përmendur vendosjen e shtatores së Skënderbeut dhe nismat e mëvonshme për emërtimin e shkollave dhe rrugëve me emra të personaliteteve historike shqiptare.

Sipas tij, këto projekte ishin pjesë e një vizioni më të gjerë për ndërtimin e një Çairi modern, i cili krahas zhvillimit urban dhe arsimor, ruan dhe promovon historinë, identitetin dhe trashëgiminë kombëtare.

“Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’ kishte një domethënie të veçantë, sepse synimi nuk ishte vetëm t’u krijonim fëmijëve kushte më të mira për arsimim, por edhe t’i rrisnim me dije dhe me vetëdijen se kush janë, nga vijnë dhe çfarë trashëgimie mbartin”, theksoi Mexhiti.

Ai vlerësoi se sot, pas dy dekadash, shkolla përfaqëson një histori suksesi, me mijëra nxënës që kanë kaluar nëpër bankat e saj dhe me një institucion që vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja.

Në fund, Mexhiti uroi përvjetorin e shkollës, duke shprehur krenarinë që një projekt i nisur para 20 vitesh sot është shndërruar në një institucion me identitet dhe traditë.

“Uroj që kjo histori të vazhdojë me edhe më shumë suksese dhe gjenerata të reja!”, ka përfunduar Mexhiti.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha paralajmëron të dyshuar të tjerë për shtytje në vrasjen e Arlindës, përmend edhe Jeton Sylajn
Next Article Kasami: Koncert festiv më 25 nëntor në kuadër të aktiviteteve “Nëntori në Tetovë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?