By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykatat Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës forcojnë bashkëpunimin me Memorandum dhe takim bilateral
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykatat Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës forcojnë bashkëpunimin me Memorandum dhe takim bilateral
Maqedoni

Gjykatat Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës forcojnë bashkëpunimin me Memorandum dhe takim bilateral

admin
Last updated: 28/11/2026 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese, i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, realizoi një vizitë bilaterale me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës në periudhën nga 22 deri më 25 nëntor 2026.

Në kuadër të vizitës, kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Mirsad Qeman, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.

Me Memorandumin riafirmohen marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy gjykatave, si dhe krijohet një kornizë për intensifikimin e bashkëpunimit të ardhshëm përmes shkëmbimit të informatave profesionale dhe praktikës kushtetuese-gjyqësore, organizimit të takimeve të përbashkëta profesionale, seminareve dhe konferencave, si dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë.

U theksua se Memorandumi paraqet shprehje të përkushtimit të përbashkët të dy gjykatave kushtetuese për zhvillimin e marrëdhënieve partnere të bazuara në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim profesional dhe shkëmbim të përvojave, me respektim të plotë të pavarësisë së tyre kushtetuese dhe institucionale.

Diskutimi profesional, që i parapriu nënshkrimit të Memorandumit, u fokusua në tri çështje kyçe: rolin dhe kompetencat e gjykatave kushtetuese, pavarësinë dhe autonominë e tyre, si dhe respektimin dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave kushtetuese. Pjesë e diskutimit ishin edhe drejtuesit e sektorëve në Zyrën e Regjistrarit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Në takim u theksua se bashkëpunimi ndërmjet dy gjykatave kushtetuese përbën një kontribut të rëndësishëm për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, sundimin e ligjit, si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut përbëhej nga kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, gjyqtaret Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, Fatmir Skender dhe Meri Dika-Gjorgjievska, sekretarja e përgjithshme Violeta Gjorgjievska dhe këshilltarja e pavarur për çështje protokollare Simona Gerasimova-Jovanovska.

Në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, delegacioni u prit nga kryetari Mirsad Qeman, nënkryetarja Valerija Galiq, gjyqtarët Marin Vukoja dhe Larisa Veliq, sekretarja e përgjithshme Natasha Vukoviq dhe regjistrarja Erda Zaçiragiq.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shujta studentore duhet të jetë 156 denarë, pretendon Janevska
Next Article Granit Stein fiton dy tituj ndërkombëtarë në boks, triumfon me nokaut teknik në Gjermani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?