By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjorgjievski: Rindërtimi i plotë i parkut “Gruaja-Luftëtare” po zhvillohet me dinamikë të fuqishme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjorgjievski: Rindërtimi i plotë i parkut “Gruaja-Luftëtare” po zhvillohet me dinamikë të fuqishme
Maqedoni

Gjorgjievski: Rindërtimi i plotë i parkut “Gruaja-Luftëtare” po zhvillohet me dinamikë të fuqishme

admin
Last updated: 28/11/2026 14:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot ka kryer inspektim të aktiviteteve punuese për rindërtimin e plotë të parkut “Gruaja-Luftëtare”.

“Rindërtimi i plotë po përparon me ritëm të fuqishëm. Në zemër të qytetit, mes gjelbërimit dhe monumenteve përkujtimore, breza të tërë kanë gjetur vendin e tyre për takime, shëtitje dhe pushim të shkurtër nga zhurma e qytetit. Dua që edhe brezat e ardhshëm ta përjetojnë këtë park me të njëjtën afërsi dhe ta gjejnë atë të rregulluar e të mirëmbajtur. Pllakat e vjetra po i zëvendësojmë me të reja dhe po i rinovojmë shtigjet për këmbësorë, në mënyrë që ky hapësirë të marrë pamjen që i takon vendit të saj në zemrën e Shkupit. Po restaurojmë edhe pajisjet ekzistuese urbane, ndërsa përmes rregullimit shtesë hortikulturor po e pasurojmë gjelbërimin e parkut”, deklaroi Gjorgjievski.

Kryetari i qytetit theksoi se më herët ishte restauruar monumenti përkujtimor i fëmijëve refugjatë, i cili ishte vandalizuar, ndërsa pas një periudhe gjatë së cilës kishte qenë i fikur, pranë shatërvanit sërish është ndezur Flaka e Përjetshme.

“Me restaurimin e këtyre monumenteve ruajmë edhe kujtesën që i jep rëndësi të veçantë këtij parku. Është përgjegjësia ime që parqet e Shkupit të marrin kujdesin që e meritojnë, si sot kur po i rinovojmë, ashtu edhe çdo ditë më pas. Prandaj vazhdojmë me mirëmbajtjen e tyre të rregullt dhe me ngritjen e sipërfaqeve të reja të gjelbra, që çdo brez shkupjanësh të ketë vendin e vet nën hijen e pemëve, stolin e vet dhe kujtimet e veta në park. Shkupi dashurohet me vepra”, tha Gjorgjievski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhunohej prej kohësh dhe kërcënohej me armë nga bashkëshorti – 39-vjeçarja nga Tetova denoncon rastin në polici
Next Article Londra vendos sanksione të reja ndaj rebelëve Houthi dhe katër zyrtarëve të lartë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?