By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Popov: Komuna Qendër ka mbi 50 kantiere aktive ndërtimi, ndërsa kërkon para nga Qeveria për rindërtimin e një rruge
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Popov: Komuna Qendër ka mbi 50 kantiere aktive ndërtimi, ndërsa kërkon para nga Qeveria për rindërtimin e një rruge
Maqedoni

Popov: Komuna Qendër ka mbi 50 kantiere aktive ndërtimi, ndërsa kërkon para nga Qeveria për rindërtimin e një rruge

admin
Last updated: 28/11/2026 14:20
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Sergej Popov, në seancën e sotme të Komisionit për Financim dhe Buxhet, në vazhdimin e debatit për amendamentet ndaj Propozim-buxhetit për vitin 2027, në replikë ndaj Lukarevskës lidhur me amendamentin e LSDM-së për sigurimin e mjeteve nga buxheti shtetëror për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugës “Divizioni i 50-të”, theksoi se një kërkesë e tillë, e mbështetur me nënshkrimet e banorëve të rrugës, ishte dorëzuar në Komunën Qendër më shumë se tre vjet më parë, ndërsa Komuna Qendër dhe LSDM-ja janë kujtuar vetëm tani.

“Para së gjithash, kjo është një çështje që banorët e rrugës ‘Divizioni i 50-të’ e kishin kërkuar nga Komuna Qendër para më shumë se tre vitesh, për çka kanë mbledhur edhe nënshkrimet e tyre dhe i kanë dorëzuar. Prandaj edhe mua më intereson pse vetëm tani LSDM-ja dhe Komuna e marrin këtë parasysh, madje edhe kërkojnë para nga Qeveria”, tha Popov.

Deputeti Popov nënvizoi se Komuna Qendër ka inkasuar më së shumti të ardhura nga pagesat komunale për lejet e ndërtimit të lëshuara, duke kujtuar se aktualisht në komunë ka mbi 50 kantiere aktive ndërtimi dhe se, sipas tij, komuna duhet dhe mund t’i realizojë vetë projekte të tilla.

“Gjëja e dytë, dua të theksoj se Komuna Qendër është një nga, ndoshta, komunat më të pasura në shtet dhe një nga komunat që mbledhin më shumë mjete nga pagesat komunale për lejet e ndërtimit të lëshuara. Vetëm tani kemi mbi 50 kantiere aktive ndërtimi në komunë, me pagesa komunale të kryera, kështu që mendoj se Komuna Qendër duhet dhe patjetër mund t’i realizojë vetë projekte të tilla”, tha Popov.

Popov theksoi se vetëm përmes thirrjes së dytë të Qeverisë për Komunën Qendër janë ndarë mjete si për rindërtimin e disa rrugëve ashtu edhe për rinovimin e sallës sportive të Klubit të Basketbollit “Rabotniçki”. Ai foli gjithashtu për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna Qendër si rezultat i, sipas tij, qeverisjes 14-vjeçare të LSDM-së dhe e vlerësoi pushtetin lokal si të paaftë për realizimin e projekteve serioze.

“Dua të theksoj se Komuna Qendër është ndihmuar në masë të madhe nga Qeveria. Vetëm përmes thirrjes së dytë janë ndarë 106 milionë e 400 mijë denarë nga Ministria e Transportit për rindërtimin e disa rrugëve, si ‘Leninova’, ‘Kosta Smirnenski’, ‘Kole Nedellkovski’, si dhe për rregullimin e hapësirës së Bllokut 1 të Murit të Qytetit, si edhe 90 milionë denarë të ndarë nga Ministria e Sportit për rindërtimin e sallës sportive të Klubit të Basketbollit Rabotniçki”, tha Popov dhe shtoi:

“Nuk mund të mos theksoj se Komuna Qendër, pas 14 vjetësh qeverisjeje të LSDM-së, praktikisht nuk është e aftë të realizojë një projekt më serioz në komunën e saj, përveç disa ngjarjeve që unë do t’i quaja tregje të tipit pazar i përdorur dhe vizatim muralesh e aktivitete të ngjashme. Mendoj se Komuna Qendër, si zemra e Shkupit, si komunë që ndoshta betonizohet më së shumti në shtet dhe ku mblidhen më së shumti pagesa komunale në shtet, duhet dhe patjetër të jetë e aftë të realizojë projekte të tilla.”

Në fund, Popov theksoi se kjo çështje kishte qenë pjesë e diskutimeve edhe në seancat e Këshillit të Komunës Qendër, e ngritur nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, duke ritheksuar se amendamente të tilla dëshmojnë mungesën e kapacitetit të komunës për realizimin e projekteve të këtij lloji.

“Rindërtimi i kësaj rruge ka qenë pjesë e diskutimeve edhe në Këshillin e Komunës Qendër, nga grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, dhe është ngritur vazhdimisht pyetja pse nuk reagohet. Prandaj mendoj se serioziteti i komunës vihet në pikëpyetje përmes paraqitjes së amendamenteve të tilla dhe dëshmimit se Komuna Qendër nuk ka kapacitet të realizojë as edhe një rrugë të tillë”, u shpreh Popov.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Londra vendos sanksione të reja ndaj rebelëve Houthi dhe katër zyrtarëve të lartë
Next Article Universiteti i Tetovës dhe SHFK “Liria” i bashkojnë kapacitetet për avancimin e cilësisë në arsim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?