By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës dhe SHFK “Liria” i bashkojnë kapacitetet për avancimin e cilësisë në arsim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës dhe SHFK “Liria” i bashkojnë kapacitetet për avancimin e cilësisë në arsim
Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe SHFK “Liria” i bashkojnë kapacitetet për avancimin e cilësisë në arsim

admin
Last updated: 28/11/2026 14:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre të arsimit fillor, Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës dhe Shkolla Fillore Komunale “Liria” në Tetovë kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit synojnë të krijojnë mundësi të reja për ndërveprim profesional dhe zhvillim të përbashkët në fushën e arsimit.

Marrëveshja u nënshkrua, më 23 nëntor 2026 nga dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi dhe drejtoresha e SHFK “Liria”, Farije Kasami, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të bashkëveprimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe të arsimit fillor.
Një ndër shtyllat kryesore të këtij partneriteti është përfshirja e studentëve të programeve studimore Mësim Klasor, Pedagogji Profesionale dhe Edukim Special dhe Rehabilitim në realizimin e praktikës pedagogjike në SHFK “Liria”. Kjo mundësi do t’u shërbejë studentëve si hapësirë e rëndësishme për konkretizimin e njohurive të përvetësuara gjatë studimeve dhe për zhvillimin e aftësive profesionale në një mjedis autentik edukativo-arsimor.

Përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në jetën shkollore, studentët do të përfshihen në procese të ndryshme, si vëzhgimi i mësimdhënies, planifikimi dhe realizimi i aktiviteteve mësimore e edukative, duke përfituar nga udhëzimet dhe përvoja e mësimdhënësve mentorë dhe bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollës.
Dimensioni i këtij bashkëpunimi shtrihet edhe përtej praktikës studentore. Memorandumi krijon mundësi për organizimin e përbashkët të punëtorive, seminareve, trajnimeve dhe formave të tjera të zhvillimit profesional, me synim avancimin e kompetencave të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet shkëmbimit të përvojave profesionale, promovimit të qasjeve bashkëkohore në mësimdhënie dhe realizimit të nismave që kontribuojnë në përmirësimin e të nxënit, forcimin e gjithëpërfshirjes dhe mbështetjen e zhvillimit socio-emocional të nxënësve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Popov: Komuna Qendër ka mbi 50 kantiere aktive ndërtimi, ndërsa kërkon para nga Qeveria për rindërtimin e një rruge
Next Article A do të bëhet baba Yamal? Festimi i yllit të Barcelonës shkakton diskutime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?