By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë
Shqipëri

“Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para demokratëve në Durrës. Berisha ka shprehur mbështetjen për protestën e studentëve dhe të rinjve, ndërsa ka paralajmëruar se ata do të vijojnë qëndresën në sheshe.

“Të dashur deputete dhe deputetë të qarkut të Durrësit, drejtues të degëve të PD të këtij qarku, të nderuar aleatë, dhe njëherë një përshëndetje të përzemërt nga unë dhe mirënjohje për punën që keni bërë.

Të dashur miq, jeta, veprimtaria politike në një diktaturë janë të vështira dhe duhet ta përsëris se midis të gjitha diktaturave, narkodiktatura, diktatura e bazuar në drogën apo ndryshe diktatura e bandave, vlerësohet më e keqja, më e rrezikshmja. Vlerësohet e tillë nga ata që kanë studiuar të gjitha llojet e diktaturave.

Unë në emër tuaj dua t’u jap një përshëndetje të përzemërt studenteve, studentëve, pedagogëve të Universitetit të Durrësit, të universiteteve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë për lëvizjen e tyre, për revoltën e tyre të paparë.

Kreu i PD-së i është drejtuar gjithashtu Ramës me paralajmërimin se, sipas tij, sovrani do të ketë fjalën e fundit në përballjen politike.

I them Edi Ramës, mos mendo mor i mjerë se do mund të rrish në atë karrige duke thyer kocka studentësh dhe të rinjsh. Nuk ke njohur ti akoma kufijtë e trimërisë së tyre.

Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe njëherë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani.

Se firmën e fundit midis tiranit dhe sovranit, e ka vendosur sovrani. Ndaj dhe je krejtësisht i pashpresë.

Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do i kesh në shesh të pamposhtur.

Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, tha kreu i PD, Berisha.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Incidenti në koncertin në Mançester, policia dyshon se substanca e panjohur u përdor për të mundësuar grabitjen
Next Article Çmimet e banesave në rajon janë rritur për 73 për qind brenda pesë vjetësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?