By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e banesave në rajon janë rritur për 73 për qind brenda pesë vjetësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çmimet e banesave në rajon janë rritur për 73 për qind brenda pesë vjetësh
Maqedoni

Çmimet e banesave në rajon janë rritur për 73 për qind brenda pesë vjetësh

admin
Last updated: 28/11/2026 14:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Budva, 24 nëntor, Argument –Çmimi i një metri katror banese në Kroaci është rritur për 73 për qind brenda pesë vjetësh, ndërsa numri i shitjeve është ulur për 31 për qind, tregojnë të dhënat nga analiza e Shoqatës Kroate të Agjentëve të Patundshmërive (HUPN).

Edhe Enti Shtetëror i Statistikave të Kroacisë konstaton të njëjtën mospërputhje mes rritjes së çmimeve dhe rënies së numrit të shitjeve.

Analiza u prezantua nga Filip Brkan, pronar i agjencisë „Imperium Immobiliare“, dhe është realizuar mbi bazën e më shumë se 200 mijë shitjeve të banesave në të gjithë Kroacinë. Përllogaritjet janë bërë duke u bazuar në çmimet reale të kontratave të shitblerjes dhe jo në çmimet e publikuara në shpalljet për shitje.

Gjatë të njëjtës periudhë pesëvjeçare, paga mesatare neto në Kroaci është rritur për 53 për qind.

Rritjen më të madhe të çmimit për metër katror e kanë shënuar banesat e vogla, të cilat janë shtrenjtuar për plot 88 për qind.

Ndërkohë, pjesëmarrja e banesave të shitura me çmim deri në 100 mijë euro ka rënë ndjeshëm, nga 56 për qind në vetëm 16 për qind.

Këtë vit, qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një banese është Spliti, ku çmimi mesatar për metër katror arrin në 4.407 euro. Pas tij renditet Dubrovniku me 4.354 euro, ndërsa Zagrebi zë vendin e tretë me 3.440 euro për metër katror.

Diferenca e çmimeve mes Splitit dhe Osijekut është rritur ndjeshëm. Në vitin 2021, dallimi ishte 1.340 euro për metër katror, ndërsa në vitin 2025 arriti në 2.290 euro.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë
Next Article Ku shkojnë paratë? Dhjetë shpenzime të vogla që mund t’ju kushtojnë mijëra denarë në muaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?