By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi, humbin jetën 5 anëtarët e bordit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi, humbin jetën 5 anëtarët e bordit
Bota

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi, humbin jetën 5 anëtarët e bordit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Eskishehir, 25 nëntor, Argument – Një aksident i rëndë ajror ndodhi pasditen e së martës në Eskishehir të Turqisë, pasi një helikopter ushtarak i tipit AS-532 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave.

Siç konfirmoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë në një njoftim të mëvonshëm, në helikopterin tragjik ndodheshin pesë ushtarë.

“Helikopteri i tipit AS-532 i Forcave Ajrore, i cili ishte ngritur nga Eskishehiri për qëllime stërvitore, pësoi një aksident. Mbetjet e helikopterit tonë janë lokalizuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë”, njoftoi më herët Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

AS-532 Cougar është një helikopter ushtarak me dy motorë, me shumë funksione dhe me ekuipazh prej tre personash. Në varësi të kushteve atmosferike, ai mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, ose gjashtë të plagosur në barela. Pesha maksimale gjatë ngritjes është rreth 9.000-9.750 kilogramë.

Falë dy motorëve Turbomeca Makila 1A1 turbo-shaft, secili me fuqi prej 1.589 kuajfuqish, helikopteri arrin një shpejtësi maksimale prej 249-282 kilometrash në orë, ka rreze veprimi prej 573 kilometrash dhe mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 3.450 metrash.

Ky helikopter përdoret gjerësisht për misione transporti personeli, evakuim mjekësor dhe kërkim-shpëtim në zona luftarake, CSAR. Versionet e armatosura mund të pajisen gjithashtu me mitralozë në dyert anësore, lëshues raketash dhe raketa kundër anijeve.

Vlen të theksohet se rreth dy javë më parë, më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak u rrëzua në Turqi. Atë ditë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se një helikopter i tipit S-70 ishte rrëzuar në zonën e Yesilyurtit, në provincën Malatya, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve.

Sipas ministrisë, shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vranësira gjatë ditës, reshje shiu në mbrëmje temperaturat zbresin deri në -8 gradë
Next Article Perisiç, golashënuesi i 4-t më i vjetër në Champions League pas ndeshjes me Realin! Kalon Giggs dhe Ramos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?