By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE: Buxhet zhvillimor për vitin 2027, me fokus në investimet kapitale, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE: Buxhet zhvillimor për vitin 2027, me fokus në investimet kapitale, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Buxhet zhvillimor për vitin 2027, me fokus në investimet kapitale, zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike

admin
Last updated: 28/11/2026 14:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Për investime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë, përkatësisht rreth 663 milionë euro, me çka krijohet bazë financiare për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe punë të qytetarëve“, thonë nga VMRO-DPMNE.

„Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të planifikuara janë orientuar drejt ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore. Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë planifikuar investime shtesë prej 18 miliardë denarësh, nga të cilat mbi 12 miliardë denarë janë dedikuar për ndërtimin e segmenteve të autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan dhe Prilep – Manastir, në kuadër të korridoreve strategjike 8 dhe 10d.

Paralelisht, do të vazhdojë edhe realizimi i segmenteve të autostradave Kërçovë – Ohër, Kërçovë – Bukojçan dhe Shkup – Bllacë, të cilat kanë rëndësi të veçantë për përmirësimin e lidhjes rajonale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e transportit të mallrave dhe shërbimeve.

Një prioritet shtesë në Buxhetin për vitin 2027 është zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore, për të cilën janë paraparë 6,2 miliardë denarë, që paraqet rritje prej gati 54% në krahasim me vitin paraprak. Me këtë do të vazhdojë ndërtimi i segmentit hekurudhor Beljakovcë – Kriva Pallankë, ndërsa janë planifikuar edhe aktivitete për segmentin Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë.

Përveç infrastrukturës së transportit, mjete të konsiderueshme do të orientohen edhe drejt përmirësimit të infrastrukturës komunale dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, ku vazhdojnë aktivitetet për realizimin e stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, Tetovë dhe Manastir, ndërsa janë planifikuar edhe projekte në Veles, Shtip dhe Vinicë.

Mbështetja e zhvillimit ekonomik mbetet një nga prioritetet kryesore, ku për programin qeveritar „Zhvillimi ekonomik“ në vitin 2027 janë paraparë 9,7 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 30,5% në krahasim me vitin 2026. Këto mjete do të orientohen drejt nxitjes së aktivitetit investues, tërheqjes së investitorëve të rinj dhe krijimit të kushteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e kompanive vendore.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjigandi teknologjik, Huawei shpallet fajtor për vjedhjen e sekreteve tregtare
Next Article LSDM: Duhet të ketë përgjegjësi penale për Alta Bankën, Prokuroria të veprojë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?