By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve
Maqedoni

Ndërmarrje me llogari në Alta Bankë prej sot pa kufizim do të disponojnë me hyrjet e reja të mjeteve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Personat juridikë, të cilët kanë llogari në “Alta Bankë” SHA Manastir prej sot munden pa kufizim të vlerës të disponojnë me hyrjet e reja në llogaritë e tyre, nëse mjetet transferohen nga llogaritë pagesore të hapura në banka tjera dhe me ofrues tjerë të shërbimeve pagesore, njofton Banka Popullore.

Me këtë masë zgjerohet qasja e klientëve në mjetet e tyre, ndërsa ndërmarrjet do të jenë në gjendje të përdorin plotësisht mjetet shtesë në këtë bazë.

Nga Banka Popullore përkujtojnë se personat fizikë tashmë munden pa kufizim të disponojnë me hyrjet e reja në llogaritë e tyre në “Alta Banka”, nëse ato vijnë nga llogaritë pagesore të hapura në banka tjera dhe me ofrues tjerë të shërbimeve pagesore.

Kjo mundësi përfshin hyrje të reja në të gjitha bazat, duke përfshirë pagat, pensionet dhe transfertat sociale, kur pagesat vijnë nga institucione ose kompani që kanë llogari në banka tjera.

Klientët nuk kanë nevojë të hapin llogari tjetër pagesore në bankë tjetër, sepse me mjetet e arritura mund të disponojnë plotësisht përmes bankave elektronike dhe mobile, kartelave pagesore ose tërheqjeve të parave të gatshme në sportelet e hapura të Bankës.

Vazhdojnë me punë edhe filialet e “Alta Bankës” në Strumicë, Tetovë dhe Prilep, si dhe ekspozitura në Shkup, në Qendrën tregtare “Biser”. Aty klientët mund të tërheqin para të gatshme brenda limiteve të përcaktuara, si dhe të bëjnë pagesa për shërbime komunale, të shlyejnë kredi dhe nevoja tjera.

Për përdorimin e bankës elektronike dhe 

mobile, vazhdojnë të zbatohen limitet deri 15.000 denarë në javë për klientët me kartela pagesore dhe deri 20.000 denarë për periudhë dyjavore për klientët pa kartela pagesore. Limitet kanë të bëjnë kolektivisht për të gjitha llogaritë e klientëve dhe të gjitha kanalet për pagesa dhe tërheqje të mjeteve.

Banka Popullore njoftoi se vazhdon të ndjek me kujdes situatën në “Alta Bankë” dhe të ndërmarrë aktivitete për të lehtësuar qasjen e klientëve në mjetet e tyre dhe për të siguruar ekzekutimin e qetë të shërbimeve pagesore.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banesat bosh jashtë tregut, RDM propozon mbledhjen e 10.24 milionë eurove në vit
Next Article Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?