By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hynë për të vjedhur rezidencën e princit William në Britani, 2 autorët e arrestuar janë shqiptarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Hynë për të vjedhur rezidencën e princit William në Britani, 2 autorët e arrestuar janë shqiptarë
Bota

Hynë për të vjedhur rezidencën e princit William në Britani, 2 autorët e arrestuar janë shqiptarë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 25 nëntor, Argument – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhjen e vilës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk në Britani të Madhe. Mediat britanike raportojnë se dy të arrestuarit janë shqiptarë.

Sipas artikullit të The Sun, ata dyshohet se kanë hyrë në pronën mbretërore Anmer Hall, që ndodhet në kompleksin e Sandringham Estate.

Njëri prej tyre raportohet se ishte emigrant i paligjshëm në Britani, i cili kishte paraqitur më parë një kërkesë për azil, të cilës tashmë i kishte përfunduar afati. Ndërsa për statusin e personit tjetër nuk janë dhënë detaje.

Sipas policisë, ngjarja është raportuar mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, pas një denoncimi për aktivitet të dyshimtë në një pronë që ndodhet në territorin e Sandringham Estate, rezidencë private e familjes mbretërore britanike.

Pas marrjes së njoftimit, policia ndërmori një operacion kërkimi, ku u angazhuan qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare. Dy të dyshuarit u lokalizuan dhe u arrestuan brenda territorit të pronës. Ata vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Policia e Norfolkut konfirmoi se në momentin e incidentit prona ishte e pabanuar. Princ William, Princesha Kate dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis, ndodheshin në rezidencën e tyre në Windsor.

Anmer Hall është një rezidencë, e cila iu dhurua çiftit mbretëror nga Mbretëresha Elizabeth II pas martesës së tyre në vitin 2011. Prona përdoret nga familja mbretërore kryesisht gjatë fundjavave dhe pushimeve.

Nuk është hera e parë që pronat mbretërore bëhen objekt i incidenteve të sigurisë. Në tetor të vitit 2024, persona të maskuar hynë me forcë në territorin e Kështjellës Windsor dhe vodhën dy automjete nga një ndërtesë bujqësore.

Ndërsa në vitin 2021, një person i armatosur me hark dhe shigjetë u arrestua në ambientet e kështjellës. Ai u dënua më vonë me nëntë vite burg, pasi pranoi se kishte kërcënuar Mbretëreshën Elizabeth II.

Një tjetër incident i njohur daton në vitin 1982, kur një person arriti të hynte në dhomën private të Mbretëreshës Elizabeth II në Pallatin Buckingham, ndërsa ajo ndodhej në shtrat.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski për rrugën në “Momin Potok”: Jemi gati se në përfundim
Next Article Merz paralajmëron nga Bundestagu: Rusia nuk ndalet në Ukrainë, duke mbështetur Kievin ne mbrojmë veten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?