By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: „Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > „Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?
Maqedoni

„Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?

admin
Last updated: 28/11/2026 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Ndërmarrja publike „Pyjet Kombëtare“ (Nacionalni shumi), përmes Agjencisë për Administratë, ka shpallur konkurs publik për punësimin e 27 nëpunësve publikë në shtatë pozicione të ndryshme pune. Konkursi është publikuar më 23 nëntor, ndërsa afati për aplikim zgjat deri më 7 dhjetor.Pjesa më e madhe e punësimeve të parashikuara janë në veprimtarinë financiare, planifikim dhe analizë, çështje juridike dhe prokurim publik. Pagat mujore neto lëvizin nga 26.050 denarë (rreth 424 euro) deri në 29.320 denarë (rreth 477 euro), me orar pune prej 40 orësh në javë, nga e hëna deri të premten.

Sipas konkursit publik, ndërmarrja kërkon këto kuadro:

Shtatë bashkëpunëtorë të rinj për financa me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Dy bashkëpunëtorë të rinj për çështje juridike me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Nëntë bashkëpunëtorë të rinj për plan dhe analizë me pagë prej 27.650 denarësh (450 euro);

Një referent-arkëtar me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro);

Gjashtë bashkëpunëtorë të rinj për prokurim publik me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Një bashkëpunëtor të ri për përfaqësim me pagë prej 29.320 denarësh (477 euro);

Një teknik-hartograf me pagë prej 26.050 denarësh (424 euro).

Për 25 nga gjithsej 27 ekzekutues, përvoja e mëparshme e punës nuk është kusht i detyrueshëm. Në Departamentin për prokurim publik, ku kërkohen gjashtë bashkëpunëtorë, mund të konkurrojnë kandidatë me arsim të lartë nga çfarëdo fushe. Për 19 ekzekutues parashihet që të punojnë në degët e ndërmarrjes, ndërsa në konkurs nuk specifikohet se në cilat qytete do të sistemohen. Konkursi i ri tërheq vëmendje edhe nga aspekti i strukturës kadrovike dhe shpenzimeve për të punësuarit në ndërmarrjen publike. Siç raportoi „Faktor“ në maj të këtij viti, sipas Raportit të punës për vitin 2025, „Pyjet Kombëtare“ në fund të vitit të kaluar kishte 1.413 të punësuar me afat të pacaktuar, ndërsa mbi 90 për qind të prerjes dhe transportit të drunjve e kryenin operatorë të jashtëm.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Merz paralajmëron nga Bundestagu: Rusia nuk ndalet në Ukrainë, duke mbështetur Kievin ne mbrojmë veten
Next Article BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?