By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve
Maqedoni

BDI: VLEN-it i mungojnë argumentet juridike, prandaj zgjedh sulmet politike në vend të përgjigjeve

admin
Last updated: 28/11/2026 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – BDI i kundërpërgjigjet kumtesës së VLEN-it të cilët kanë akuzuar BDI-në për keqqeverisje sipas tyre.

Kumtesa e plotë: Kumtesa e VLEN-it nuk përmban asnjë përgjigje të vetme ndaj argumenteve juridike dhe fakteve të paraqitura në letrën e kryetarit Ali Ahmeti. Asnjë kundërshtim konkret, asnjë dispozitë ligjore dhe asnjë argument që do të rrëzonte qëndrimet e tij. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një reagim politik pa përmbajtje juridike, që duket se është përgatitur në qendrën e VMRO-DPMNE-së.

Përfaqësuesit e VLEN-it, para se të vinin në pushtet, deklaronin me të madhe se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, madje pretendonin se pikërisht ata e kishin bërë të tillë. Sot, për shkak të pafuqisë së tyre politike dhe mungesës së vullnetit për ta zbatuar ligjin, kanë përfunduar duke mbajtur qëndrime që përputhen me narrativat e kundërshtarëve më të mëdhenj të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve.

Edhe më domethënës është fakti se VLEN nuk thotë asnjë fjalë për konstatimet e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, të cilat përputhen me argumentet e Ali Ahmetit. Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe konsistent, ai duhet të zbatohet në të gjitha fushat që i mbulon, përfshirë edhe provimet profesionale shtetërore.

Prandaj, deklaratat e Ali Ahmetit përputhen me përmbajtjen e ligjit dhe gjendjen juridike ekzistuese, ndërsa qëndrimet e VLEN-it janë kontradiktore: dje shqipja ishte zyrtare, sot, kur duhet të dëshmojnë përgjegjësi dhe ta zbatojnë ligjin, përpiqen ta relativizojnë statusin e saj.

Gjuha shqipe nuk mbrohet me deklarata politike dhe me arsyetime për pafuqinë e pushtetit. Ajo mbrohet duke zbatuar ligjin dhe duke garantuar të drejtat që ai i përcakton.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article „Pyjet Kombëtare“ shpall konkurs për 27 punësime të reja, ja si do jenë rrogat?
Next Article Kur institucionet heshtin qytetarët veprojnë, tabela e parkut në Butel edhe në shqip!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?