By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike
Maqedoni

Nënshkruhet Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë energjetike

admin
Last updated: 28/11/2026 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Deklarata e Shkupit për pjesëmarrje më të madhe të grave në diplomacinë e energjisë u nënshkrua sot në Forumin e parë të diplomacisë së energjetikës “Burimet e energjisë së rinovueshme dhe gratë në energjetikë”.

“Nga Shkupi sot dërgojmë mesazh për diplomacinë që lidh, për partneritetet që zgjasin dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen. Diplomacia energjetike na jep mundësinë t’i shndërrojmë interesat tona në qëllime të përbashkëta dhe qëllimet tona në rezultate konkrete”, ka thënë ministrja e energjetikës, Sanja Bozhinovska para nënshkrimit të deklaratës.

Siç tha ajo, e ardhmja e energjisë nuk mund të formësohet pa gratë që kanë njohuritë, përvojën dhe guximin për të udhëhequr.

“Gratë duhet të vendosin prioritete, të negociojnë, të ndërtojnë partneritete dhe të marrin përgjegjësi për rezultatet. Nuk po flasim vetëm për përfaqësim, po flasim për ndikim. Kur më shumë gra marrin pjesë në vendimmarrje, institucionet forcohen me njohuri dhe kompetenca shtesë dhe vendimet merren me më shumë përvojë dhe perspektiva të larmishme. Është përgjegjësia jonë të hapim rrugën për brezin e ardhshëm: inxhiniere, eksperte dhe udhëheqëse femra”, theksoi ministrja.

Sipas saj, Deklarata e Shkupit konfirmon angazhimin e përbashkët për sigurinë energjetike, tranzicionin e qëndrueshëm dhe liderizmin femërorë.

“Me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara, UNDP-së, Komisionit ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, ne duam që Rrjeti i diplomacisë së grave në energjetikë të bëhet një vend për bashkëpunim, mentorim dhe zhvillim profesional. Vlera e deklaratës do të shihet në iniciativat që do të dalin prej saj, në partneritetet që do të ndërtojmë dhe mundësitë që do të hapim për gratë për të marrë pjesë në marrëveshje strategjike”, ka thënë Bozhinovska.

Ajo u ndal edhe te burimet e rinovueshme.

“Për të prodhuar më shumë energji nga dielli dhe era, duhet të investojmë në rrjetet që do ta transmetojnë atë energji te konsumatorët. Prandaj sot do të diskutojmë edhe se si financimi i gjelbër mund të ndihmojë familjet, kompanitë e vogla të investojnë në burime të rinovueshme dhe efikasitetin energjetik”, theksoi Bozhinovska.

Në forum marrin pjesë mbi 200 të ftuar vendas dhe të huaj, zyrtarë të lartë qeveritarë, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, përfaqësues nga komuniteti diplomatik dhe sektori privat.

Ministrja shprehu shpresën se forumi do të rezultojë në iniciativa të reja, aleanca të qëndrueshme me gratë si pjesëmarrëse të barabarta në negociata dhe në formësimin e së ardhmes energjetike.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga marsi i vitit 2027, pagat e mësimdhënësve do të rriten për të paktën 7,5 për qind
Next Article LSDM kërkon dorëheqjen e Klekovskit: Sërish mungojnë barnat në Klinikën e Onkologjisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?