By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias
Maqedoni

Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias

admin
Last updated: 28/11/2026 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari komentoi letrën e hapur të Ali Ahmetit drejtuar atij, në lidhje me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Shasivari theksoi se askush nuk ka monopol politik mbi gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj. Ai bëri të ditur se nesër dhe pasnesër do të qëndrojnë në vend raportuesit e Komisionit të Venecias, nga të cilët është kërkuar vlerësim dhe opinion për këtë çështje.

“Askush nuk ka pronësi politike ndaj gjuhës shqipe. Gjuhën shqipe e kanë qytetarët e këtij shteti që e përdorin dhe kanë të drejtë në përdorimin e saj. Nga ana tjetër, institucionet e ndryshme kanë detyrime institucionale dhe ligjore për të respektuar dhe zbatuar të drejtat gjuhësore. Kështu që askush nuk ka monopol, qoftë individ apo parti politike, ndaj të drejtave gjuhësore. Është një proces i hapur dhe transparent.

Për herë të parë që nga viti 2001, siç e përmenda edhe në përgjigjen time të djeshme, kemi pasur tetë ministra shqiptarë të drejtësisë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Kjo çështje nuk është zgjidhur.

Qasja ime është që ajo të mos mbetet e pazgjidhur edhe në të ardhmen. Nesër dhe pasnesër do të vijnë raportuesit e Komisionit të Venecias. Ata kanë një agjendë të ngjeshur takimesh. Kemi kërkuar vlerësim dhe opinion nga Komisioni i Venecias, si organ shumë prestigjioz për çështjet kushtetuese në kuadër të Këshillit të Evropës.

Qasja jonë është transparente. Kjo qeveri ka përcaktim të qartë për respektimin dhe avancimin e të drejtave gjuhësore dhe mendoj se kontributi i çdo pjesëmarrësi do të jetë relevant në këtë proces. Prandaj, ta përmbyll me atë se askush nuk ka monopol politik ndaj gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj”, tha Shasivari.

Lidhur me Kdin Penal, Shasivari tha se Maqedonia po hyn në fazën e debateve profesionale për miratimin e një Kodi Penal tërësisht të ri, pas gati tri dekadash funksionimi të legjislacionit aktual të miratuar në vitin 1996.

Ai paralajmëroi luftë më të fortë fortë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të funksioneve publike.

“Rregullim të veçantë të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prokurimeve publike, koncesioneve dhe partneriteteve publiko-private, me dënime të parashikuara deri në 15 vjet burg. Funksioni publik nuk është privilegj. Ai është përgjegjësi. Mjetet publike nuk janë pronë personale e askujt. Ato u përkasin qytetarëve dhe duhet të mbrohen”, u shpreh Shasivari, duke shtuar se edhe dënimi më i rëndë nuk ka kuptim pa procedurë efikase dhe vendim të ligjshëm gjyqësor.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Darko Kostovski ironizon me gazetarët, nuk përgjigjet pse nuk e zbatoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve në parkun e Butelit
Next Article Nikollovski: Së shpejti memorandum për bashkëpunim me Departamentin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?