By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski: Së shpejti memorandum për bashkëpunim me Departamentin e sigurisë kombëtare të SHBA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski: Së shpejti memorandum për bashkëpunim me Departamentin e sigurisë kombëtare të SHBA-së
Maqedoni

Nikollovski: Së shpejti memorandum për bashkëpunim me Departamentin e sigurisë kombëtare të SHBA-së

admin
Last updated: 28/11/2026 14:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Drejtoria e doganave dhe Departamenti i sigurisë kombëtare të SHBA-së po punojnë intensivisht për finalizimin e Memorandumit të mirëkuptimit i cili pritet të nënshkruhet së shpejti ndërmjet dy institucioneve. 

Nënshkrimi i këtij dokumenti me departamentin amerikan në kompetencat e të cilit bën pjesë edhe Shërbimi i doganave dhe Mbrojtjes së kufirit të SHBA-së ka rëndësi historike për shtetin. Këtë e bëri të ditur drejtori Boban Nikollovski gjatë paraqitjes së tij në edicionin qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Maqedonisë.

Nisma është dakorduar gjatë vizitës zyrtare të punës së drejtorit Nikollovski në SHBA. Për realizimin e saj, Nikollovski shprehu mirënjohje për ambasadën amerikane dhe Programin ndërkombëtar të trajnimit dhe ndihmës për hetimet penale (ICITAP), i cili funksionon në kuadër të Divizionit penal të Departamentit të drejtësisë së SHBA-së.

Sipas Nikollovskit, vizita në Shërbimin e doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së përfaqëson një shpërblim dhe vlerësim për përkushtimin e Doganës në fushën e sigurisë kufitare dhe rëndësia e saj është edhe më e madhe, pasi një vizitë e tillë realizohet për herë të parë në historinë e Drejtorisë së doganave.

“Ky është një moment historik, sepse një vizitë e tillë pune, gjatë së cilës është dakorduar nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit, nuk ka ndodhur më parë dhe pikërisht udhëheqja aktuale e Drejtorisë së doganave e bëri këtë hap. Përparimi që do të arrijmë në Drejtorinë e doganave do të jetë i dukshëm në të gjithë territorin e shtetit. Kjo nënkupton shkëmbim më të shpejtë të informacionit, në kohë reale, teknologji të reja në punë dhe trajnime të reja të avancuara“, theksoi Nikollovski.

Ai tha se qëllimi i përbashkët është i qartë: kufij më të sigurt, kontrolle doganore më efikase dhe lehtësim i tregtisë legale.

Nëpërmjet partneriteteve të fuqishme ndërkombëtare, metodave bashkëkohore të analizës së riskut dhe bashkëpunimit të përkushtuar institucional, mbetemi të vendosur fuqishëm për modernizimin e Drejtorisë së Doganave dhe forcimin e kapaciteteve të saj operacionale, në interes të shtetit tonë, ekonomisë dhe sigurisë së qytetarëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shasivari: Çështja e gjuhës shqipe po trajtohet në mënyrë transparente me Komisionin e Venecias
Next Article Qeveria: Ulëm shkallën e papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?