By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe
Maqedoni

BDI: VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht – Ligji për përdorimin e gjuhëve mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 28/11/2026 14:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – BDI ka reaguar pas press konferencës së VLEN-it të cilët korurzuan si arritje historike procesin e provimit të jurisprudencës në shqip.

Kumtesa e plotë:

Gjysmëkryetari i VLEN-it, në konferencën e sotme për media, pranoi turpin dhe konfirmoi pikërisht atë që Bashkimi Demokratik për Integrim e thekson vazhdimisht: Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe.

Nëse sot mbahen provime profesionale në gjuhën shqipe, duke u bazuar pikërisht në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në Amendamentin V të Kushtetutës, i cili e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: pse e njëjta bazë ligjore dhe kushtetuese të mos vlejë edhe për provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore?

Sot u dëshmua edhe një herë se gjuha shqipe ka bazë të qartë ligjore dhe kushtetuese për këtë të drejtë. Problemi nuk është te mungesa e ligjit, por te mungesa e vullnetit dhe kapacitetit të kësaj garniture qeverisëse, e cila pa legjitimitet  politik nuk arrin as ta zbatojë ligjin.

Këtë e ka konstatuar qartë edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon këtë çështje dhe se dispozitat e tij duhet të zbatohen.

Pra, qëndrimi ynë është i qartë: Ligji ekziston, ligji e garanton të drejtën dhe ai obligon. Detyra e qeverisë dhe institucioneve është që ta zbatojnë ligjin. Nëse nuk e zbatoni, do të keni përgjegjësi juridike dhe kombëtare. Kjo e fundit do t’ju përcjellë gjatë gjithë jetës tuaj.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja në Fier: Fotoja e Volvos me targë false të autorëve të vrasjeve
Next Article Bekim Sali merr pjesë në konferencën për Pavarësinë e Shqipërisë dhe proceset eurointegruese tek shqiptarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?