By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale
Shqipëri

“Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 nëntor, Argument – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur këtë të mërkurë, pas mbledhjes së grupit, se opozita ka propozuar 28 amendamente në projektbuxhetin e ri dhe paketën fiskale. Sipas tij, këto propozime kanë si synim lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.

Sipas listës, propozimet e demokratëve prekin shtylla ekonomike dhe sociale, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, uljen e taksave për energjinë dhe ujin, si dhe ndërprerjen e pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe koncesionet.

AMENDAMENTET E PROPOZUARA NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD PËRFSHIJNË:

Vendosja e minimumit jetik në masën 20 mijë lekë në muaj.
Rritja me 30–50% e pagave për të gjithë administratën publike.
Ulja në 6% e TVSH-së për ujin.
Ulja në 6% e TVSH-së për energjinë.
Pezullimi i pagesave për inceneratorin e Tiranës.
Për dhënien e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
Trefishimi i fondeve për ish-të përndjekurit politikë.
Shkurtimi me 20% i shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore.
Rritja me 30% e pagave në sektorin e shëndetësisë.
Realizimi i dy projekteve të investimit në infrastrukturën rrugore në qarkun e Beratit.
Alokimi i 5 miliardë lekëve për kompensimin e prodhuesve si pasojë e zhvlerësimit të euros.
Alokimi i 5 miliardë lekëve për fillimin e shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella në sektorin e energjisë.
Rritja me 50% e transfertës së pakushtëzuar.
Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Shkodër.
Alokimi i 1 miliard lekëve për përballimin e pasojave të përmbytjeve në Lezhë.
Rritja e pensioneve dhe vendosja e një bonusi që përfaqëson një rritje reale, të drejtë dhe të përhershme.
Dyfishimi i ndihmës ekonomike.
Rritja e financimit për kërkimin shkencor në nivelin 0,1% të PBB-së.
Rritja me 30% e pagave në sektorin e arsimit.
Dyfishimi i fondit për rimbursimin e barnave.
Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për arsimin.
Anulimi i rritjes së TVSH-së në 21%, duke ruajtur normën ekzistuese prej 20%.
Trefishimi i subvencioneve për sektorin e bujqësisë.
Pezullimi i pagesave për çdo PPP me financim nga buxheti i shtetit.
Anulimi i rritjes së taksës vjetore të automjeteve.
Rritja me 1 pikë përqindjeje të PBB-së e buxhetit për shëndetësinë.
Vendosja e një takse të sheshtë për fitimin dhe pagat, si dhe anulimi i rritjes së taksës mbi dividendin.
Ndërprerja e plotë e financimit të koncesionit të laboratorëve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova: Nuk kam asnjë rol në rastin e “Alta Bankës”
Next Article Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?