By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më
Bota

Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më

admin
Last updated: 28/11/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kiev, 25 nëntor, Argument – Teknologjia e dronëve po rishkruan rregullat e luftës moderne, duke i bërë të vjetruara taktikat tradicionale të mbështetura te forca fizike dhe mjetet e rënda të blinduara. Ky është paralajmërimi që majorja e ushtrisë ukrainase, Olga Bigar, u ka dërguar forcave të NATO-s.

Në një intervistë për British Forces News, Bigar, Bigar e njohur në vijën e frontit me nofkën “Shtriga”, shpjegoi se 15 kilometrat e fundit përpara vijës së kontaktit janë shndërruar në një zonë vdekjeprurëse, të dominuar plotësisht nga dronët.

Sipas saj, tanket dhe automjetet e blinduara, mbi të cilat ushtritë perëndimore kanë ndërtuar doktrinën e tyre për dekada me radhë, shpesh as nuk arrijnë t’u afrohen pozicioneve të armikut pa u goditur.

Majorja ukrainase thekson se stërvitja klasike fizike nuk mjafton më për të siguruar epërsi.

“Forca nuk është më te muskujt,” deklaroi Bigar, duke shtuar se aftësia për të vrapuar me një çantë të rëndë shpine ka humbur rëndësinë përballë inteligjencës, reflekseve të shpejta dhe aftësisë për të pilotuar dronë.

Sipas përvojës së saj në front, luftëtarët më efikasë sot nuk përshtaten domosdoshmërisht me stereotipin tradicional ushtarak. Ajo theksoi se tani nevojitet një operator i shkëlqyer dronësh që mund të jetë një i ri i apasionuar pas videolojërave, një grua, apo edhe një programuese 50-vjeçare.

“NATO duhet të mësojë nga fronti ukrainas”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale
Next Article Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?