By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të mund të blejnë banesë me çmim 20% më të ulët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të mund të blejnë banesë me çmim 20% më të ulët
Maqedoni

Mickoski: Çiftet e reja bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të mund të blejnë banesë me çmim 20% më të ulët

admin
Last updated: 28/11/2026 14:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se si do të zgjidhet ligjërisht ndihma nga shteti për çiftet e reja bashkëshortore gjatë blerjes së banesave, gjegjësisht për shërbimet komunale dhe se si do të përcaktohet çmimi mesatar, tha se janë duke u përgatitur dy ligje të posaçme që duhet të kalojnë në Kuvend.

“Me shumë gjasë ne do të shkojmë me dy ligje të posaçme në Kuvend, të cilat tashmë janë duke u përgatitur. Ministria e Transportit dhe Kabineti im janë duke i punuar ligjet. Po flas për ligjin e parë, me të cilin çiftet bashkëshortore deri në moshën 35 vjeç do të fitojnë të drejtën, gjegjësisht do të pajisen me të drejtën që të marrin një hapësirë banimi e cila do të jetë me çmim 20% më të ulët nga ai mesatari, i tregut, në atë komunë kadastrale në vitin paraprak. Këtë mëngjes kam biseduar edhe me drejtorin e Kadastrës, ata janë duke përgatitur një analizë të këtij lloji, ndërsa analiza për tremujorin e tretë tashmë ka përfunduar.

E kam ngarkuar që gjatë ditës të më informojë për gjendjen gjatë tre tremujorëve të parë të vitit. Pres që këtë analizë ta marr shumë shpejt, brenda ditës së sotme, dhe më pas do të kemi mundësi ta publikojmë edhe zyrtarisht gjendjen në komunat kadastrale ku janë shitur banesa në objekte të reja banimi, dhe nga kjo, më pas qytetarët, përkatësisht ata që i plotësojnë kushtet sipas kritereve, do të mund të bëjnë llogaritjet dhe planet e tyre për të ardhmen. Pra, bëhet fjalë për një ligj të posaçëm, i cili së shpejti do të paraqitet para deputetëve.

Gjithashtu, ligji i dytë i posaçëm është ai përmes të cilit komunat nuk do të marrin taksa komunale për ndërtimin e shtëpive nga çiftet bashkëshortore që i përkasin këtij profili.

Jam i bindur, pasi tashmë një numër i madh i kryetarëve të komunave më kanë kontaktuar me ide, se kanë disa hektarë tokë që dëshirojnë ta urbanizojnë, ta parcelizojnë dhe t’ua ofrojnë me çmimin prej 1 euroje për këtë kategori të çifteve bashkëshortore, gjë që është pozitive”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi
Next Article Mesazhi i ambasadorit të SHBA në takimin me kreun e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin. Luftë karteleve të drogës dhe korrupsionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?