By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çairi do të bëhet me Qendër rajonale për punë sociale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çairi do të bëhet me Qendër rajonale për punë sociale
MaqedoniTOP LAJM

Çairi do të bëhet me Qendër rajonale për punë sociale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Hamza Ameti, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për hapjen e Qendrës Rajonale të Qendrës për Punë Sociale Shkup në Komunën e Çairit. Marrëveshja është nënshkruar së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Sipas Ametit, hapja e kësaj qendre do t’u mundësojë banorëve të Çairit që kërkesat dhe çështjet e tyre sociale t’i adresojnë më afër vendbanimit, duke lehtësuar procedurat dhe duke mundësuar shërbime më të shpejta dhe më efikase.

“Një hap i rëndësishëm drejt shërbimeve sociale më të afërta dhe më efikase për qytetarët e Çairit!

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, nënshkruam marrëveshjen për hapjen e Qendrës Rajonale të Qendrës për Punë Sociale Shkup në Komunën e Çairit.

Ky bashkëpunim institucional përfaqëson një hap konkret dhe me rëndësi të veçantë në përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbimet sociale. Hapja e kësaj qendre do t’u mundësojë banorëve të Çairit që kërkesat, nevojat dhe çështjet e tyre sociale t’i adresojnë më afër vendbanimit, duke lehtësuar ndjeshëm procedurat dhe duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më efikase nga institucionet.

Për ne, kjo marrëveshje nuk është vetëm një akt institucional, por një zotim për më shumë afërsi, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Ky është vetëm fillimi. Na presin projekte edhe më të mëdha, iniciativa të rëndësishme dhe shumë punë konkrete në shërbim të qytetarëve të Çairit.

Vazhdojmë me përkushtim, bashkëpunim dhe vizion të qartë, sepse qytetarët meritojnë shërbime sociale më të qasshme, më cilësore dhe më humane.

Në shërbim të qytetarëve, me vepra konkrete!”, ka shkruar Hamza Ameti.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spasovski: Në Ditën Botërore Kundër Dhunës ndaj Grave pamë se si Siljanovska-Davkova u soll pa respekt ndaj një deputeteje
Next Article Lefkov: A ka pasur paligjshmëri dhe manipulime gjatë marrjes së “Alta Bankës”?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?