By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës
Shqipëri

Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:36
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Fier, 25 nëntor, Argument – Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Fierit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndreca ka bërë të ditur se, pavarësisht se ndodhet pranë ambienteve të burgut që prej orës 16:50, nuk është lejuar të takojë klientin e tij.

Avokati akuzon drejtorin e burgut të Fierit për shkelje sistematike të ligjit dhe Kushtetutës, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që përballet me një situatë të tillë. Ai argumenton se legjislacioni në fuqi garanton të drejtën e takimit të avokatit me klientin në çdo fazë të procedimit penal, pa qenë i nevojshëm një autorizim i posaçëm.

Ai ka ironizuar mënyrën se si funksionon institucioni i vuajtjes së dënimit në Fier, duke deklaruar se ky i fundit duket se është kthyer në një burg privat, ku vendimmarrja e drejtorit prevalon mbi ligjin.

Avokati i Veliajt u ka bërë thirrje Avokatit të Popullit, prokurorëve të çështjes dhe Prokurorisë së Fierit që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj situate, të cilën e cilëson skandaloze.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: 28 Nëntori na gjen më afër Shqipërisë se kurrë
Next Article Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësuesit e Kuvendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?