By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë
Ekonomi

Zvicra lëshon monedhën e re të arit prej 25 frangash – ja sa do të kushtojë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bern, 25 nëntor, Argument – Institucioni federal zviceran për prodhimin e monedhave, Swissmint, do të nxjerrë në shitje të enjten një monedhë të re ari me vlerë nominale prej 25 frangash, e cila do të jetë në dispozicion në një edicion të kufizuar.

Siç raporton Watson, monedha e destinuar për koleksionistët ndërthur elemente të monedhave historike zvicerane të arit nga viti 1871 dhe periudha 1955–1959. Sipas njoftimit të Swissmint, do të prodhohen vetëm 5 mijë ekzemplarë, ndërsa çmimi i shitjes në dyqanin zyrtar online do të jetë 715 franga zvicerane.

Monedha përbëhet nga 90 për qind ar, peshon 5.64 gramë dhe ka një diametër prej 20 milimetrash.

Në njërën anë të saj paraqitet stema e Zvicrës, e rrethuar nga degë të lulëzuara të trëndafilit alpin, së bashku me mbishkrimin “Zvicër” dhe vitin 2026.

Dizajni është frymëzuar nga monedhat e para të arit prej 20 frangash, të prodhuara në Bernë në vitin 1871, të cilat nuk u vunë asnjëherë në qarkullim, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër të monedhës së re paraqiten kryqi zviceran, vlera nominale “FR 25” dhe mbishkrimi “Confoederatio Helvetica”.

Ky dizajn rikthen elementet e monedhave klasike të arit prej 25 frangash të viteve 1955, 1956 dhe 1959, të cilat gjithashtu nuk hynë në qarkullim të rregullt dhe shumica e tyre u shkrinë nga Banka Kombëtare Zvicerane.

You Might Also Like

Dimitrieska: Ligji i ri për shoqëri financiare do t’i japë fund pagesave me para të gatshme

Bitcoin rritet sërish, arrin mbi 60,000 dollarë

Durmishi ndëshkon 18 kompani të kredive të shpejta, qytetarëve u kthehen paratë

Integrimi energjetik me BE-në, Maqedonia mes katër vendeve në proces verifikimi

Forumi i parë i diplomacisë energjetike mbledh përfaqësues ndërkombëtarë në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski nga Brukseli kërkon planin për pakicat
Next Article Ambasada e Shqipërisë në Shkup organizoi pritje solemne me rastin e 28 Nëntorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?