By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Integrimi energjetik me BE-në, Maqedonia mes katër vendeve në proces verifikimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Integrimi energjetik me BE-në, Maqedonia mes katër vendeve në proces verifikimi
EkonomiMaqedoni

Integrimi energjetik me BE-në, Maqedonia mes katër vendeve në proces verifikimi

admin
Last updated: 28/11/2026 14:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Integrimi gradual i vendeve kandidate në sektorët strategjikë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në energjetikë, mund të forcojë qëndrueshmërinë ekonomike dhe gjeopolitike të Evropës, ndërsa integrimi energjetik tashmë po jep rezultate konkrete, vlerëson Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (KE).

Në analizën “Integrimi para zgjerimit forcon sigurinë energjetike të BE-së”, Sekretariati thekson se përfshirja graduale e vendeve kandidate në sektorët e energjetikës, transportit, digjitalizimit dhe fushat e tjera strategjike, para anëtarësimit formal në Union, do të kontribuojë në rritjen e stabilitetit në kushtet e pasigurisë globale.

Komuniteti i Energjisë përshëndet kornizën që Komisioni Evropian prezantoi në paketën vjetore për zgjerim në fillim të nëntorit, duke vlerësuar se energjetika mund të shërbejë si model për integrimin edhe në sektorë të tjerë.

Krizat e mëparshme energjetike na kanë mësuar se siguria energjetike nuk përfundon në kufijtë e BE-së, thekson Sekretariati, i cili po punon me Komisionin Evropian për integrimin gradual të vendeve fqinje në tregjet e energjisë elektrike, burimeve të ripërtëritshme dhe gazit.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së BE-së për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), integrimi i tregjeve të energjisë elektrike të BE-së dhe Komunitetit të Energjisë mund të sjellë përfitime vjetore prej rreth 763 milionë eurosh.

Procesi zhvillohet në tre faza – harmonizimi i legjislacionit të palëve kontraktuese me rregullat e BE-së, verifikimi i përputhshmërisë nga ana e Sekretariatit dhe Komisioni Evropian, ndërsa më pas një fazë 18-mujore për gatishmërinë kontraktuale dhe operative për bashkimin e tregjeve.

Nga nëntë palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndodhen në faza të ndryshme të verifikimit të përputhshmërisë. Sipas Sekretariatit, viti 2027 është një afat i mundshëm që këto vende të marrin dritën jeshile për integrimin e plotë në tregun e përbashkët të BE-së.

Integrimi i plotë do të mundësojë prodhim më të madh të energjisë në Evropë dhe do të zvogëlojë varësinë nga goditjet e jashtme që mund të rrezikojnë qasjen në burime të sigurta dhe të përballueshme të energjisë.

Në analizë theksohet se tregjet e integruara me BE-në janë më të pozicionuara për ta shfrytëzuar këtë potencial, duke mundësuar çmime më konkurruese për konsumatorët dhe siguri më të madhe rregullatore për investitorët.

Sekretariati dhe Komisioni Evropian kanë përgatitur një kornizë për njohjen reciproke të garancive të origjinës, e cila pritet të miratohet nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë më 30 nëntor. Pas përmbushjes së kushteve të nevojshme, prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme nga vendet kandidate do të mund të kenë qasje në tregjet dhe financimet e BE-së në kushte të barabarta.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haradinaj kritikon LVV-në: Veteranët i përjashtuan nga paga minimale, ndërsa shfaqin videon e UÇK-së
Next Article Mexhiti: Kënga shqipe dhe kultura bashkuan qytetarët në Teatrin Shqiptar në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?