By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gilberto Mora ka çmimin e caktuar, tri gjigantët evropianë në garë për talentin meksikan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Gilberto Mora ka çmimin e caktuar, tri gjigantët evropianë në garë për talentin meksikan
Sport

Gilberto Mora ka çmimin e caktuar, tri gjigantët evropianë në garë për talentin meksikan

admin
Last updated: 28/11/2026 14:40
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Eliminimi i hershëm i Xolos de Tijuana nga faza e rregullt e Apertura në Liga MX, pa arritur të sigurojë një vend në fazën e plejofit, mund të përshpejtojë largimin e një prej talenteve më të mëdha të futbollit meksikan drejt Evropës. Bëhet fjalë për Gilberto Morën, mesfushorin ofensiv, për të cilin klubi i tij kërkon një shumë që sillet nga 25 deri në 40 milionë euro.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediumi meksikan Record, portali anglez Anfield Watch dhe analisti Pepe del Bosque, 17-vjeçari mund ta ketë zhvilluar tashmë ndeshjen e fundit me fanellën e Xolos. Interesimi për të është rritur ndjeshëm, me Borussia Dortmundin, Liverpoolin dhe Arsenalin që kanë hyrë në garë për transferimin e tij.

Borussia Dortmundi duket se ka ndërmarrë hapat e parë konkretë, duke nisur bisedimet me agjenten e lojtarit, Rafaela Pimenta.

Madje, klubi gjerman po planifikon të dërgojë përfaqësues të strukturës sportive në Meksikë, me qëllim që të zhvillojë takime të drejtpërdrejta me futbollistin dhe rrethin e tij.

Gjiganti gjerman synon të përsërisë strategjinë e tij të njohur të zhvillimit të talenteve të rinj, duke e bindur Morën se Dortmundi është destinacioni ideal për hapin e radhës në karrierë.

Megjithatë, konkurrenca nga Anglia pritet ta vështirësojë operacionin. Liverpooli dhe Arsenali kanë shfaqur interesim konkret për mesfushorin meksikan, ndërsa klubi nga Anfield po e shqyrton seriozisht mundësinë e paraqitjes së një oferte gjatë afatit kalimtar të janarit.

Liverpooli e sheh Morën si një alternativë interesante për repartin ofensiv të mesfushës, veçanërisht në raport me rolin e Florian Wirtz.

Sa i përket çmimit, mediumi Record raporton se Xolos kërkon rreth 25 milionë euro, ndërsa vlerësime të tjera nga tregu ndërkombëtar e çojnë shumën deri në 40 milionë euro, për shkak të interesimit nga klubet e mëdha evropiane.

Rafaela Pimenta, drejtuesit e Club Tijuana dhe përfaqësuesit e Borussia Dortmundit pritet të zhvillojnë takime gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar kushtet e mundshme të transferimit.

Në garë mbeten tri skuadra të mëdha evropiane, ndërsa vendimi për të ardhmen e një prej talenteve më premtues të futbollit meksikan pritet të qartësohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Matt Damon flet për rikthimin në shtëpi pas xhirimeve të “The Odyssey”: Familja mësohet të funksionojë pa ty
Next Article 20 vjet krenari në Shkup, Komuna e Çairit shënon dy dekada nga vendosja e shtatores së Skënderbeut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?