By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Për herë të parë, provimi për revizorë të autorizuar shtetërorë u mbajt edhe në shqipe, certifikatat u ndanë në dy gjuhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Për herë të parë, provimi për revizorë të autorizuar shtetërorë u mbajt edhe në shqipe, certifikatat u ndanë në dy gjuhë
Maqedoni

Për herë të parë, provimi për revizorë të autorizuar shtetërorë u mbajt edhe në shqipe, certifikatat u ndanë në dy gjuhë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut, nën drejtimin e drejtorit Orhan Ademi, ka organizuar mbajtjen e provimit profesional për pajisjen me certifikatë të revizorit të autorizuar shtetëror, duke mundësuar që i gjithë procesi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, krahas asaj maqedonase.

Në një hap të rëndësishëm drejt respektimit të barazisë gjuhësore dhe krijimit të mundësive të barabarta për kandidatët, provimi profesional për revizorë të autorizuar shtetërorë është organizuar në të dyja gjuhët zyrtare, shqip dhe maqedonisht.

Risi në këtë proces nuk është vetëm mundësia që kandidatët ta japin provimin në gjuhën shqipe, por edhe trajtimi i plotë i të gjitha procedurave administrative në të dyja gjuhët. Kështu, shpallja publike për provimin, kërkesa për aplikim, si dhe certifikatat e lëshuara, janë përgatitur dhe ofruar në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Po ashtu, kandidatëve shqiptarë u është mundësuar që në gjuhën shqipe të zhvillojnë të dyja pjesët e provimit, atë teorike dhe praktike, duke garantuar mundësi të barabarta gjatë gjithë procesit të certifikimit profesional.

Provimi është mbajtur në Agjencinë për Administratë, ku nga gjithsej 65 kandidatë pjesëmarrës, 27 kanë qenë shqiptarë.

Me këtë organizim, Enti Shtetëror për Revizion krijon mundësi që edhe kandidatët shqiptarë të avancojnë profesionalisht dhe të certifikohen në fushën e revizionit shtetëror duke ushtruar të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në të gjithë procesin.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski: Shtatë gra vdiqën edhe në vitin 2022 dhe 2018
Next Article Burnley vendosi një rekord të pabesueshëm negativ në futbollin anglez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?