By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forumi i parë i diplomacisë energjetike mbledh përfaqësues ndërkombëtarë në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Forumi i parë i diplomacisë energjetike mbledh përfaqësues ndërkombëtarë në Shkup
EkonomiMaqedoni

Forumi i parë i diplomacisë energjetike mbledh përfaqësues ndërkombëtarë në Shkup

admin
Last updated: 28/11/2026 14:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Forumi i parë i diplomacisë energjetike mblodhi ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, ministra, zyrtarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, drejtues të kompanive vendore dhe të huaja, institucione financiare dhe ekspertë nga rajoni dhe më gjerë.

Ndër pjesëmarrësit kishte përfaqësues të Komisionit Evropian, Kombeve të Bashkuara, UNDP-së, UNECE-së, Bankës Botërore, BERZH-it, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ENTSO-E-së, trupit diplomatik, si dhe kompanive dhe institucioneve kryesore energjetike.

Përmes diskutimeve për udhëheqjen e grave në energjetikë, sigurinë energjetike, burimet e ripërtëritshme dhe financimin e gjelbër, forumi krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave të reja, si dhe për ndërlidhjen e aktorëve të ndryshëm.

Rëndësi të veçantë ka Deklarata e Shkupit për gratë në diplomacinë energjetike, e cila përcjell mesazhin për udhëheqje më të fuqishme të grave, përfshirje më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe forcim të bashkëpunimit mes grave në sektorin energjetik në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

I organizuar nga Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, në partneritet me Zyrën e OKB-së, UNDP-në dhe UNECE-në, forumi tregoi se sfidat energjetike kërkojnë qasje të përbashkët, besim dhe bashkëpunim më të fuqishëm rajonal dhe ndërkombëtar.

Vlera e vërtetë e takimeve të tilla qëndron në ndërlidhjen e njerëzve, institucioneve dhe ideve. Sepse e ardhmja energjetike nuk ndërtohet e veçuar, por përmes dialogut, partneriteteve dhe përgjegjësisë së përbashkët.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë
Next Article WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?