By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së
Kosovë

Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Shefja e grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se procesi i intervistimit për anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nuk ka rezultuar me kandidatë që mund të propozohen në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Nagavci ka shpjeguar se janë zhvilluar intervistat për kandidatët nga komuniteti shqiptar, komuniteti joshumicë jo-serb dhe komuniteti shumicë serb, por për disa pozita nuk është arritur të sigurohet kandidaturë që plotëson kushtet për t’u proceduar në seancë.

Ajo ka bërë të ditur se procesi do të vazhdojë me propozimin e nga dy kandidatëve për pozitat që u takojnë komuniteteve joshumicë jo-shqiptare dhe komunitetit shumicë serb, ndërsa Kuvendi do të votojë për një anëtar për secilën pozitë.

“Dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti joshumicë jo serb dhe një anëtar nga komuniteti shumicë serb kanë zhvilluar intervistimet… vlen të përmendet se gjatë intervistave që janë zhvilluar nuk kemi arritur të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar në seancë, do të vazhdojmë me propozimet vetëm për anëtarët nga komuniteti joshumicë jo shqiptar dhe jo shumicë jo serb, gjithsej nga dy propozime për të dy rastet për një anëtar që do të votohet”, ka deklaruar mes tjerash Nagavci.

Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kundërshtuar këtë arsyetim, duke thënë se kandidatët nga komuniteti shumicë shqiptar nuk janë eliminuar për shkak të mospërmbushjes së kritereve, por janë tërhequr nga gara.

“Nuk është që nuk i kanë plotësuar kriteret kandidatët e shumicës shqiptare, por janë tërhequr të gjithë nga gara”, ka potencuar mes tjerash Musliu.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kriminel, porositës vrasjesh”, Peleshi i tërheq vërejtje për etiketimet ndaj Ballës, Berisha nuk liron foltoren edhe pas fikjes së mikrofonit
Next Article “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?