By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Kriminel, porositës vrasjesh”, Peleshi i tërheq vërejtje për etiketimet ndaj Ballës, Berisha nuk liron foltoren edhe pas fikjes së mikrofonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Kriminel, porositës vrasjesh”, Peleshi i tërheq vërejtje për etiketimet ndaj Ballës, Berisha nuk liron foltoren edhe pas fikjes së mikrofonit
Shqipëri

“Kriminel, porositës vrasjesh”, Peleshi i tërheq vërejtje për etiketimet ndaj Ballës, Berisha nuk liron foltoren edhe pas fikjes së mikrofonit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar me akuza të forta Taulant Ballës, duke e quajtur kriminel dhe porositës vrasjesh.

Pas këtyre akuzave, kryetari i Kuvendit i ka tërhequr vëmendjen, duke i thënë se po shkel rregulloren me etiketimet, ndërsa më pas i fiku mikrofonin, pasi përfundoi koha e fjalës. Ndërkohë, Berisha nuk ka pranuar të largohet, duke vijuar të flasë edhe pa mikrofon, teksa Peleshi herë pas here i kërkonte të lironte foltoren.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Berisha: Pas parlamentit të ’45-s, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar në Shqipëri. Nëse në ’45-n zunë vend në këtë sallë vrasës serialë dhe autorë të luftës civile, sot në këtë sallë janë kriminelë ordinerë, trafikantë, porositës vrasjesh. Njëri prej më kryesorëve është Taulant apo Begojaris, me disa mbiemra.

Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje në vitin 2017, në shkurt, tregojnë se një gjykatëse faqezeze dhe një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet, ku faktohej se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe se ishte implikuar në masakrën në Elbasan dhe më pas vazhdoi porositë për vrasje.

Çoje kokën që të të shohin shqiptarët, çoje kokën lart, por nuk e çon dot, se ke fytyrë krimineli. E ka vendin në qeli, jo në parlament.

Peleshi: Ju tërheq vëmendjen për etiketimet. Përfundoi koha, zoti Berisha. Kriminelët nuk i vendosni ju, nuk jeni prokuror, nuk jeni gjyqtar. Lironi foltoren

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ju i thoni ODIHR ‘s’duam të na ndihmosh’”, Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Balla: Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove zotrote?
Next Article Nagavci: Nuk kemi kandidatë për anëtar në Bordin e RTK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?