By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)
Bota

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

admin
Last updated: 28/11/2026 14:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vilnius, 26 nëntor, Argument – Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shpallë organizatë terroriste agjencinë e zbulimit ushtarak të Rusisë, GRU, në kushtet e shtimit të sulmeve dhe akteve të sabotimit në Evropë.

GRU po terrorizon shoqëritë evropiane, vendimmarrësit dhe individët, deklaroi Budrys në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, të publikuar të mërkurën.

Ai tha se shërbimet e inteligjencës lituaneze kanë identifikuar personat përgjegjës për operacione të caktuara dhe se gjykatat në vend kanë dhënë vendime për raste të tilla.

Sipas Budrys, masa të ngjashme ligjore mund të ndërmerren edhe në Gjermani.

Ai përmendi si shembull një tentativë sulmi në aeroportin e Lajpcigut në fillim të gushtit, ku u zbulua një dron që transportonte lëndë shpërthyese pranë avionëve të ngarkesave që transportonin mallra drejt Ukrainës.

Aktualisht, pesë persona po gjykohen në Lituani me akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se kanë dërguar pako që përmbanin pajisje shpërthyese të prodhuara në mënyrë artizanale.

Operacionet dyshohet se janë organizuar nga persona me lidhje me GRU-në.

Autoritetet lituaneze kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj disa personave për tentativa zjarrvenieje dhe akte vandalizmi, të cilat dyshohet se janë kryer në emër të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake.

GRU është fajësuar për organizimin e një sërë operacionesh në vende të ndryshme perëndimore.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor
Next Article Musk premton dy aksione të “SpaceX” për çdo fëmijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?