By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avancimi i bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Avancimi i bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe
Maqedoni

Avancimi i bashkëpunimit parlamentar dhe dypalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe

admin
Last updated: 28/11/2026 14:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Musa Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 24 deri më 26 nëntor 2026, zhvilloi një sërë takimesh dhe aktivitetesh të rëndësishme që synojnë thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, para fillimit të aktiviteteve zyrtare, ai u takua me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulkadar Memedi, i cili më pas e shoqëroi gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Në takimin me Dr. Ali Rashid Al Nuaimi, Kryetar i Komisionit për Mbrojtje, Punë të Brendshme dhe të Jashtme të Këshillit Nacional Federal, u diskutuan mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, me theks të veçantë në bashkëpunimin parlamentar dhe dialogun institucional ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Nacional Federal. U theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave parlamentare, vendosja e kontakteve më të ngushta ndërmjet trupave punuese dhe intensifikimi i vizitave të ndërsjella. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimit tregtar dhe inkurajimit të investimeve të reja”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Kuvendit.

Pas takimit, Kryetari i Komisionit, Xhaferi dhe Ambasadori Memedi morën pjesë në hapjen ceremoniale të seancës së 4-t të rregullt të mandatit të 18-të legjislativ të Këshillit Nacional Federal. Seanca u hap në prani të përfaqësuesve të lartë të udhëheqjes shtetërore të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktum, zëvendëskryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtar i Dubait, si dhe Sheik Mansur bin Zajed Al Nahjan, nënkryetar dhe zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetar i Pallatit Presidencial.

Xhaferi u takua edhe me sheikun Nahjan bin Mubarak Al Nahjan, ministër i Tolerancës dhe Bashkëjetesës së Emirateve të Bashkuara Arabe. Në takim u shkëmbyen mendime mbi promovimin e tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar, respektin për diversitetin dhe ndërtimin e shoqërive të bazuara në bashkëjetesë, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Këto vlera u theksuan si një bazë e rëndësishme për stabilitet, paqe dhe marrëdhënie të mira ndërmjet shteteve dhe popujve.

Kryetari i Komisionit, Xhaferi, u takua edhe me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idris Fazlioski. Në takimin në Stamboll u shkëmbyen informacione mbi aktivitetet e Konsullatës, përmirësimin e shërbimeve konsullore dhe mbështetjen për qytetarët e Maqedonisë, si dhe mbi mundësitë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe të tjera.

Vizita e punës përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe në hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha me interes të ndërsjellë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musk premton dy aksione të “SpaceX” për çdo fëmijë
Next Article Teodora Eftimovska Bojkovska propozohet gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?