By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Studentët kërkojnë 4.500 denarë në muaj për ushqim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Studentët kërkojnë 4.500 denarë në muaj për ushqim
Maqedoni

Studentët kërkojnë 4.500 denarë në muaj për ushqim

admin
Last updated: 28/11/2026 14:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Organi kombëtar i studentëve kumtoi se nga rreth 7.000 studentë që iu përgjigjën anketës online në lidhje me modelin e ri të kuponëve të ushqimit të subvencionuar për shujtën studentore, 97 për qind mbështetën një rritje të shumës në 4.500 denarë në muaj ose rreth 180 denarë në ditë, pavarësisht nga vendosja e modelit të ri, ndërsa 79,5 për qind preferojnë modelin ekzistues me karta pagese.

Sipas kryetares së Organit kombëtar të sudentëve, Angela Vasilevska, në periudhën e kaluar, fokusi i publikut ka qenë në zgjidhjen e re sistemike, ndërsa jo në atë që, tha ajo, u takon ligjërisht dhe është me rëndësi parësore për studentët – shuma aktuale ditore prej 140 denarësh të rritet në rreth 180 denarë, gjegjësisht shuma të harmonizohet me normën e inflacionit.

Vasilevska në një konferencë për shtyp theksoi se studentët po kërkojnë më shumë para për ushqime të subvencionuara menjëherë, ndërsa jo nga fillimi i vitit të ardhshëm akademik, kur Qeveria po planifikon një model të ri – një aplikim me shumë përfitime dhe zbritje gjatë blerjes së ushqimit nga operatorë të zgjedhur.

“Për tre vjet nuk është respektuar Ligji për subvencionimin e shujtës studentore dhe ne kërkojmë që shteti të fillojë të respektojë ligjin që e ka përcaktuar vetë – shuma duhet të rritet çdo vit sipas normës së inflacionit pas çdo viti fiskal. Unë tani jam në vitin e katërt të studimeve dhe deri më tani ushqimi i studentëve është rritur vetëm një herë, kur isha në vitin e parë. Studentët janë të uritur dhe janë lënë në baltë për tre vjet, shujta studentore duhet të rritet menjëherë. Në të gjitha bufet e fakultetit për 140 denarë, nuk mund të gjesh as një shujtë të pjesshme”, deklaroi Vasilevska.

Lidhur me privilegjet e paralajmëruara me modelin e ri, tha se shumë lokale hotelierike, restorante, furra buke dhe kompani tashmë ofrojnë zbritje dhe se kjo “nuk është një masë e re”, ndërsa për vendosjen e planifikuar e modelit nga tetori i vitit 2027 konsiderohet se është “një zvarritje dhe një vit tjetër i rritjes së çmimeve për studentët”.

Rezultatet e anketës me kërkesat e tyre sot do t’ia dorëzojnë MASH-së, tha, do të presin dy javë – javën e parë do të shqyrtohen kërkesat e tyre dhe shtatë ditë të tjera për të marrë një përgjigje. Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, paralajmëroi se studentët do të dalin në protestë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”
Next Article Durmishi ndëshkon 18 kompani të kredive të shpejta, qytetarëve u kthehen paratë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?