By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi ndëshkon 18 kompani të kredive të shpejta, qytetarëve u kthehen paratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Durmishi ndëshkon 18 kompani të kredive të shpejta, qytetarëve u kthehen paratë
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Durmishi ndëshkon 18 kompani të kredive të shpejta, qytetarëve u kthehen paratë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta, duke theksuar se mbrojtja e interesave ekonomike të qytetarëve dhe e të drejtave të konsumatorëve mbetet një nga prioritetet kryesore të ministrisë që ai drejton.

Durmishi bëri të ditur se gjatë tre muajve të fundit, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer kontrolle në 27 shoqëri financiare të licencuara. Si rezultat i parregullsive të konstatuara, janë shqiptuar 18 masa inspektuese, ndërsa gjobat do të arrijnë deri në 100 mijë euro.

“Fitimi i asnjë kompanie nuk duhet të ndërtohet mbi pafuqinë financiare të qytetarëve. Nuk do të tolerojmë praktika që janë në dëm të qytetarëve”, theksoi ministri Durmishi.

Ministri Durmishi nënvizoi se çdo qytetar ka të drejtë të informohet paraprakisht për koston reale të kredisë dhe detyrimet financiare që merr përsipër, veçanërisht kur për shkak të gjendjes ekonomike detyrohet të shfrytëzojë kredi të shpejta.

“Është veçanërisht e rëndësishme t’i mbrojmë qytetarët të cilët, për shkak të gjendjes së tyre financiare, janë të detyruar të shfrytëzojnë kredi të tilla. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë paraprakisht se sa do t’i kushtojë kredia dhe çfarë detyrimesh financiare merr përsipër”, tha Durmishi.

Ministri përcolli mesazh të qartë se ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë dhe se mbrojtja e qytetarëve nga keqpërdorimet financiare do të vazhdojë të jetë në fokus të angazhimit të tij institucional.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Studentët kërkojnë 4.500 denarë në muaj për ushqim
Next Article Tetë gjëra që nuk duhet t’i mbani pranë krevatit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?