By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD dërgon në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale: Të shfuqizohet dhe pezullohet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD dërgon në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale: Të shfuqizohet dhe pezullohet
Shqipëri

PD dërgon në Kushtetuese ligjin për ndarjen e re territoriale: Të shfuqizohet dhe pezullohet

admin
Last updated: 28/11/2026 14:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ndarjes së re administrative-territoriale, që uli numrin e bashkive nga 61 në 46 bashki.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi theksoi se PD “ka evidentuar qartë shkeljet kushtetuese që mazhoranca ka kryer në miratimin e ligjit të ri për ndarjen e reformës administrativo-territoriale”.

Sipas tij “është evidentuar se miratimi i ligjit është bërë pa patur shumicën e cilësuar të kërkuar nga Kushtetuta, për shkak të pavlefshmërisë së tre votave të dhëna gjatë seancës plenare”.

Së dyti, Bardhi theksoi se “është evidentuar qartësisht se nuk ka patur asnjë konsultim paraprak me qytetarët, të cilët masivisht e kishin kundërshtuar ligjin e ri për ndarjen administrativo-territoriale. Kjo ka sjellë cenim të autonomisë vendore dhe siç shprehen autoritetet lokale të Këshillit të Evropës, ka cënuar Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe konkretisht nenin 5 të saj”.

Bardhi shtoi se së fundmi “kemi evidentuar se ky ligj i ri, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pra sipas vullnetit të Edi Ramës, ka cenuar sigurinë juridike”.

Ai nënvizoi se “për shkak të urgjencës që paraqet kjo çështje, i kemi kërkuar Gjykatës Kushtetuese së pari pezullimin e këtij ligji dhe së dyti shqyrtimin e tij me përparësi, për shkak se Presidenti i Republikës, edhe ai në mënyrë të njëanshme, ka dekretuar zgjedhjet e reja vendore për në 9 maj të vitit 2027”.

“Ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese t’i bindet vullnetit të qytetarëve dhe vullnetit të autoriteteve lokale të 15 bashkive”, tha ai.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Djali i Jakup Krasniqit: Ndihem krenar për ngritjen e obeliskut në nderim të kontributit të babait tim
Next Article Sejko: 75% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt BE-së, partneri kryesor i investimeve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?