By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës
Sport

Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbrojtësi i Arsenalit, Cristhian Mosquera, mund të largohet nga klubi që në afatin kalimtar të janarit, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, në një zhvillim që do të ishte i paimagjinueshëm vetëm gjashtë muaj më parë.

Reprezentuesi kolumbian iu bashkua Arsenalit nga Valencia në afatin kalimtar të verës së vitit 2025, për një shumë prej vetëm 15 milionë eurosh.

Ai shumë shpejt dëshmoi se ishte një transferim shumë i qëlluar, duke zhvilluar paraqitje mbresëlënëse sa herë që zëvendësonte Gabrielin apo William Saliban në qendër të mbrojtjes.

Mosquera madje mori edhe ftesën e parë nga Kombëtarja A e Spanjës në muajin mars, por ky sezon ka qenë dukshëm më i vështirë për 22-vjeçarin.

Sipas L’Interista, përmes Sport Witness, Arsenali ka kontaktuar Interin për të diskutuar mundësinë e transferimit të mesfushorit Aleksandar Stankovic.

Ky i fundit ishte rritur në akademinë e Interit, përpara se klubi italian ta shiste te Club Brugge. Megjithatë, gjiganti italian aktivizoi klauzolën e riblerjes gjatë verës dhe e riktheu atë në San Siro.

Pavarësisht rikthimit, Stankovic ka pasur pak hapësira këtë sezon, duke regjistruar vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave vetëm një si titullar.

Raportimi pretendon se Interi është i interesuar për transferimin e Mosqueras dhe se palët mund të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi, ku mbrojtësi kolumbian do të kalonte në San Siro, ndërsa Stankovic do të transferohej në drejtim të kundërt.

Mosquera ishte titullar në dy ndeshjet e para të Arsenalit në Ligën Premier, por më pas mungoi për një muaj për shkak të një lëndimi muskulor.

Gjatë mungesës së tij, Arsenali siguroi shërbimet e Ezri Konsas, i cili që atëherë është shndërruar në një titullar të rregullt në formacionin e Mikel Artetës.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një vit nga vdekja e Shpat Kasapit
Next Article Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?