By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje e qëndrueshme ligjore për provimin e jurisprudencës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në kuadër të kërkesës për dhënien e një mendimi mbi modelin e propozuar për organizimin dhe mbajtjen e provimit të jurisprudencës.

Në takim morën pjesë edhe kryetari dhe anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, të cilët prezantuan dhe demonstruan praktikisht mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të provimit, duke u mundësuar raportuesve të njihen drejtpërdrejt me funksionimin e modelit të propozuar.
Gjatë takimit, ministri Shasivari prezantoi bazën kushtetuese dhe ligjore të nismës, argumentet juridike që mbështesin modelin e propozuar, si dhe procesin e gjerë të konsultimeve me përfaqësues të fakulteteve juridike, dekanë dhe organizata studentore.

Shasivari theksoi se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është garantimi i qasjes së barabartë në provimin e jurisprudencës, pa cenuar standardet e njëjta profesionale, cilësinë dhe integritetin e tij.
Ai nënvizoi se kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias nuk synon konfirmim politik, por një vlerësim të pavarur, objektiv dhe profesional, i cili do të ndihmojë në ndërtimin e një zgjidhjeje juridikisht të qëndrueshme, kushtetuese dhe në përputhje me standardet evropiane.
Ministri Shasivari vlerësoi ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë për të shqyrtuar rekomandimet dhe sugjerimet e tij, duke theksuar rëndësinë e dialogut institucional dhe ekspertizës juridike në këtë proces.

“Kjo nuk është garë politike, por çështje e barazisë para ligjit, e mundësive të barabarta dhe e respektimit të standardeve profesionale”, ishte mesazhi i ministrit Shasivari.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që parimet e barazisë dhe të drejtave gjuhësore të përkthehen në zgjidhje konkrete, të zbatueshme dhe juridikisht të qëndrueshme, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet evropiane.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës
Next Article Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mickoski: Vendimi do të merret pas mendimit të Komisionit të Venecias

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?