By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi propozon agjendë të përbashkët Shqipëri-Kosovë për sigurinë kibernetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi propozon agjendë të përbashkët Shqipëri-Kosovë për sigurinë kibernetike
Shqipëri

Nufi propozon agjendë të përbashkët Shqipëri-Kosovë për sigurinë kibernetike

admin
Last updated: 28/11/2026 14:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi kërkoi forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e informacionit, infrastrukturave kritike dhe sistemeve digjitale, si dhe një partneritet më konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës për përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në realitetin e TIK” – të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në Shqipëri dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar në Kosovë – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi theksoi se siguria e informacionit është pjesë e pandashme e sovranitetit, e garantimit të zinxhirit të komandimit dhe kontrollit, si dhe e përmbushjes së detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

“Një sulm ndaj sistemeve të informacionit, një cenim i infrastrukturës kritike apo një rrjedhje e informacionit të klasifikuar mund të prodhojë pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare, funksionalitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve”, u shpreh Nufi.

Duke u ndalur te zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, ai vlerësoi se teknologjitë e reja po ndryshojnë natyrën e kërcënimeve, duke krijuar mundësi për sulme më komplekse, manipulim informacioni dhe shfrytëzim të dobësive, por njëkohësisht edhe instrumente të rëndësishme për zbulimin e hershëm dhe mbrojtjen pro-aktive.

Në këtë kontekst, Nufi nënvizoi se inovacioni duhet të përqafohet, por pa cenuar sigurinë, besueshmërinë dhe kontrollin mbi informacionin, ndërsa investimi në sigurinë digjitale duhet konsideruar si investim strategjik për stabilitetin e vendit dhe qëndrueshmërinë e institucioneve.

Një fokus i veçantë në fjalën e ministrit Nufi iu kushtua bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë, të cilin e cilësoi jo thjesht një mundësi, por një domosdoshmëri strategjike përballë kërcënimeve që prekin të gjithë hapësirën digjitale.

“Ne duhet të jemi të vendosur ta çojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë në një nivel më konkret dhe më ambicioz!”, deklaroi Nufi, duke propozuar forcimin e konsultimeve ndërinstitucionale, një agjendë të përbashkët me objektiva të matshme, ushtrime të përbashkëta kibernetike, shkëmbim të sigurt informacioni, si dhe programe të përbashkëta akademike dhe profesionale.

Ministri vlerësoi gjithashtu rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve kombëtare, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se asnjë shtet apo institucion nuk mund t’i përballojë i vetëm sfidat e reja të sigurisë.

Në mbyllje, Ministri Nufi foli edhe për incidentin me anijen ruse në Libi, për të cilin tha se u përhap një dezinformim, duke përfshirë Shqipërinë. Ndaj, ministri Nufi bëri thirrje që lidhjet historike dhe partneriteti mes Shqipërisë dhe Kosovës të shndërrohen në kapacitete dhe veprime konkrete, në funksion të sigurisë së të dy vendeve, stabilitetit rajonal dhe qëndrueshmërisë së hapësirës euroatlantike.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tërmeti 26 nëntorit, PD: Në Durrës 7 pallate ende gërmadha, bonuset e qirasë të ndërprera
Next Article Përplasje në Kuvend, Filipçe sfidon Mickoskin: Me kë e bëtë pazarin për Alta Bankën?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?