By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: DAP dhe MSH: Menaxhimi i përgjegjshëm i pronës publike në funksion të sistemit shëndetësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > DAP dhe MSH: Menaxhimi i përgjegjshëm i pronës publike në funksion të sistemit shëndetësor
Maqedoni

DAP dhe MSH: Menaxhimi i përgjegjshëm i pronës publike në funksion të sistemit shëndetësor

admin
Last updated: 28/11/2026 14:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Drejtoria e të Ardhurave Publike i dorëzoi një automjet udhëtarësh të pajisur posaçërisht Institucionit Publik nga fusha e shëndetësisë, për nevojat e institucioneve publike shëndetësore – Klinikave Universitare, Institutit dhe Qendrës së Urgjencës – Shkup.

Automjeti është i pajisur me rampë për qasje dhe do të përdoret për transportin e personave me aftësi të kufizuara dhe personave me lëvizshmëri të kufizuar. Në përputhje me vendimin e Qeverisë, automjeti jepet në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim.

Automjetin e dorëzoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, magjistre Elena Petrova, te ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, dhe drejtori i Institucionit Publik, magjistër Bashkim Bakiu.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Kemal Krosi.

-Vlera e pronës publike nuk matet vetëm përmes evidencës së saj kontabël, por edhe përmes kontributit që mund t’u ofrojë qytetarëve. Përgjegjësia jonë është që burimet publike t’i menaxhojmë me ndërgjegje dhe racionalitet, duke mundësuar shfrytëzimin e tyre aty ku mund të krijojnë vlerë shtesë shoqërore, theksoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, magjistre Elena Petrova.

Dorëzimi i automjetit është pjesë e aktiviteteve të organizuara me rastin e Ditës së Punonjësve Tatimorë – Shën Mateut.

-Automjeti do të jetë në përdorim të përditshëm. Çdo resurs që ua lehtëson pacientëve rrugën drejt marrjes së shërbimeve shëndetësore është i mirëseardhur – veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, për të cilët vetë transporti shpeshherë përbën pengesën më të madhe, tha ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

Gjithashtu, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka dhuruar mjete financiare për Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët „Kozle“, me qëllim të rinovimit të pjesës ambulatore-poliklinike të këtij institucioni publik shëndetësor.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës
Next Article Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?