By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë
Maqedoni

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh, duke iu përgjigjur pyetjes dhe akuzave të deputetit Venko Filipçe për gjendje të keqe në ekonomi, theksoi se numrat janë të pamëshirshëm dhe se duke pasur parasysh gjendjen fillestare që e la qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, përkatësisht bazën e ulët me të cilën krahasohen rezultatet e kësaj Qeverie, numrat në dy vitet e gjysmë të fundit janë më dominuese se çdo ekonomi.

“Sa i përket ekonomisë, karburanteve etj. do të ndaj diçka me ju. Kudo që të shkojmë, përfshirë dhe dje në Bruksel, kudo që të shkojmë të gjithë pyesin si arrini të jeni nga 30 cent deri në 50 cent për litër më të lirë se ne për karburantet e naftës dhe si ia dilni ta mbani këtë për muaj me radhë. Të gjithë pyesin, vende shumë më të zhvilluara se tonat”, nënvizoi Mickoski dhe shtoi:

„Ju mund të talleni, të ofendoni, të nënvlerësoni arritjet në ekonomi të kësaj Qeverie, por numrat janë të pamëshirshëm dhe ata numra janë shumë më dominantë se çdo ekonomi në dy vitet e gjysmë të fundit duke pasur parasysh fillimin, përkatësisht bazën me të cilën krahasohemi. Ne krahasohemi me një bazë shumë të ulët falë qeverisë suaj. Dhe po, ajo bazë e ulët me të cilën krahasohemi, kriminale, tradhtare, antikombëtare, jopopullore etj. ne kemi rritje në ekonomi të themi 2024 prej 3,8% reale, në 2025 po ashtu 3,8%, ndërsa mesatarja në gjysmën e parë të këtij viti është 3,7% me atë që në tremujorin e dytë është 4,3% rritje reale, ndërsa nominalja është ndërmjet 7 dhe 8%“ theksoi Mickoski.

Sa i përket PBB-së Mickoski tha se objektivi prej 20 miliardë dollarësh që qeveria e vendosi që deri në fund të mandatit të arrihet, u arrit që në vitin 2025.

„Dhe ajo që ishte qëllimi ynë të arrijmë deri te 20 miliardë dollarë në fund të mandatit mund t’ju them se ja, atë qëllim e realizuam në fund të vitit 2025. Arritëm afër 20 miliardë dollarë PBB. Këtë vit do të shkojmë mbi 21 miliardë dollarë ose përafërsisht 21 miliardë e dyqind-treqind, flas për 2026-n PBB, vlerë nominale. Sipas fuqisë blerëse është mbi 32 mijë dollarë për kokë banori, ndërsa sipas asaj nominale është diku rreth 12 mijë e diçka. Po flas për vitin 2025, ndërsa viti 2026 do të jetë edhe më i lartë. Këto janë shifra, dhe para shifrave thonë se edhe perënditë heshtin. Supozoj se këtë do t’jua shpjegojnë“, theksoi Mickoski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DAP dhe MSH: Menaxhimi i përgjegjshëm i pronës publike në funksion të sistemit shëndetësor
Next Article Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?