By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti zbulon kur do të prodhohen municionet e para në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti zbulon kur do të prodhohen municionet e para në Kosovë
Kosovë

Kurti zbulon kur do të prodhohen municionet e para në Kosovë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur afatet për përfundimin e fabrikës së municionit në Gjakovë, duke deklaruar se deri në fund të dhjetorit 2026 pritet të përfundojë pjesa prodhuese e saj dhe të realizohet prodhimi i parë testues.

Ndërsa laboratorët, depot dhe objektet e tjera që do të jenë pjesë e kompleksit industrial parashikohet të përfundojnë gjatë vitit 2027.

Deklaratat Kurti i bëri në seancën e Kuvendit të Kosovës, në përgjigje të pyetjeve të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, e cila kërkoi sqarime mbi financimin e projektit, detyrimet financiare që burojnë nga marrëveshja dhe afatet e funksionalizimit të fabrikës.

Kreu i qeverisë e cilësoi fabrikën e municionit si një projekt strategjik për Kosovën, që synon zhvillimin e industrisë vendase të mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë. Sipas tij, prodhimi në vend do të ulë varësinë nga importet dhe do të garantojë më shumë siguri në furnizimin me municione për ushtrinë, policinë dhe institucionet e tjera të sigurisë.

Kurti theksoi se përpara nënshkrimit të kontratës janë realizuar dy studime fizibiliteti nga kompani të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai bëri gjithashtu të ditur se kontrata me kompaninë shtetërore turke MKE është paguar plotësisht dhe se nuk ka detyrime financiare të papaguara ndaj saj.

a i përket fondit prej një milion eurosh të parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2027 për projektin “Rrethoja e sigurisë, parku industrial i mbrojtjes”, Kurti sqaroi se kjo shumë është e dedikuar për rrethimin e zonës së përgjithshme industriale prej 144 hektarësh dhe është e ndarë nga ndërtimi i fabrikës së municionit.

Sipas tij, kompleksi i prodhimit do të ketë një rrethim të veçantë, i cili do të ndërtohet gjithashtu nga kompania turke MKE.

Kryeministri njoftoi se Ministria e Mbrojtjes ka rekrutuar tashmë stafin që do të punojë në fabrikë. Para nisjes së prodhimit testues, punonjësit do të ndjekin trajnime të specializuara në Turqi.

Nga ana tjetër, deputetja Besa Kabashi-Ramaj kërkoi transparencë mbi fondet e parashikuara për projektin në buxhetin e vitit 2027, duke pyetur se në cilin program dhe kod buxhetor është përfshirë financimi për ndërtimin, pajisjen dhe funksionalizimin e fabrikës.

Në përfundim të diskutimit, Kurti u shpreh se publikimi i emrave të kompanive dhe shteteve prej nga ato vijnë nuk do të ishte i dobishëm, pasi, sipas tij, një informacion i tillë mund t’u krijojë mundësi kundërshtarëve të Kosovës për t’iu qasur kompanive të përfshira në projekt.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meksika kërkon marrëveshje me SHBA-në për përdorimin e hapësirës ajrore nga raketat e SpaceX
Next Article “Ekonomia shqiptare u 3-fishua në 10 vjet”, Rama: Do marrim më shumë ndihma nga BE-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?