By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Presidenti Begaj në Strugë: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Presidenti Begaj në Strugë: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar
Maqedoni

Presidenti Begaj në Strugë: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

admin
Last updated: 28/11/2026 14:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 26 nëntor, Argument – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në Strugë, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër.

Kreu i Shtetit u prit nga kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, këshilltarë komunalë, përfaqësues të forcave politike dhe qytetarë, me të cilët diskutoi për zhvillimin ekonomik të qytetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e rolit të shqiptarëve.

Presidenti Begaj vlerësoi përpjekjet e drejtuesve vendorë për promovimin e Strugës si destinacion turistik, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me bashkitë kufitare për realizimin e projekteve të përbashkëta që nxisin turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Gjatë qëndrimit në Strugë, Presidenti vizitoi Urën e Drurit “Naser Hani” mbi lumin Drini i Zi, si dhe fshatin Livadhi, ku nderoi kujtimin e betejës së Gjergj Kastriotit dhe vizitoi muzeun që pasqyron trashëgiminë historike, etnografike dhe kulturore të zonës.

Një ndalesë të veçantë Begaj zhvilloi në shkollën fillore “Aki Dika”, e cila prej dekadash kontribuon në arsimimin e brezave në gjuhën shqipe.

Presidenti përgëzoi mësuesit dhe komunitetin për angazhimin e tyre në mbështetje të arsimit shqip, duke e vlerësuar atë si një model të ruajtjes së identitetit kombëtar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjithnjë e më pak punëtorë do të mbajnë gjithnjë e më shumë pensionistë
Next Article Britania përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë, thërret 100 mijë rezervistë ushtarakë për mobilizim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?