By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup – Bllacë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup – Bllacë
Maqedoni

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup – Bllacë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë është nënshkruar në vlerë prej 191 milionë eurosh, ndërsa punimet përgatitore në terren kanë përfunduar dhe kanë nisur aktivitetet për ndërtimin e pesë tuneleve përgjatë trasës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Ilir Hasani nga Fronti Evropian në Kuvend. Nikolloski sqaroi se shuma prej 191 milionë eurosh i referohet kontratës për realizimin e punimeve, ndërsa në shumat më të larta që përmenden në opinion përfshihen edhe shpenzimet për mbikëqyrje, mbështetje teknike dhe 15 për qind mjete të paparashikuara, në përputhje me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ai theksoi se kjo nuk do të thotë se e gjithë shuma e paraparë do të shpenzohet patjetër.

Sipas zëvendëskryeministrit, krahasimet me segmentin e mëparshëm prej dy kilometrash nuk janë të përshtatshme, për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve në sektorin e ndërtimit pas pandemisë dhe krizës energjetike.

– Çmimet në ndërtimtari para krizës së koronës dhe pas saj nuk janë të njëjta. Mjafton të shihet lëvizja e çmimeve të naftës dhe bitumit për të kuptuar pse janë rritur shpenzimet – theksoi ministri.

Nikolloski bëri të ditur se kompania konsulente franceze „Safege Suez“, e angazhuar për projektin, më herët kishte vlerësuar se ndërtimi i kësaj traseje do të kushtonte rreth 260 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale është dukshëm më e ulët, transmeton portali Lideri.mk.

– Gjërat për të cilat kam folur nga foltorja e Kuvendit ishin dokumente dhe fakte që i prezantova në dy pjesë. Njëra kishte të bënte me trasenë e re që e ofroi udhëheqësia e mëparshme e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore. Jo unë, por konsulenti zyrtar, kompania e njohur franceze „Safege Suez“, parashikonte se projekti në fund do të kushtonte 260 milionë euro. Kjo gjendet në dokumentin që e prezantova nga kjo foltore.

– Ja, shihni, ne morëm ofertë prej 191 milionë eurosh, që është dukshëm më pak se 260 milionë eurot e parashikuara nga „Safege Suez“ – deklaroi Nikolloski.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdogan synon të rizgjidhet president i Turqisë, konfirmohet data e zgjedhjeve të ardhshme
Next Article Ohër, ndalohet një 55-vjeçar për shkaktim të zjarrit në banesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?