By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A pati keqpërdorime me naftën në NTP? Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > A pati keqpërdorime me naftën në NTP? Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë
Maqedoni

A pati keqpërdorime me naftën në NTP? Gjorgjievski: Institucionet duhet ta vërtetojnë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Konsum më i ulët i karburantit, më shumë autobusë në qarkullim dhe ulje e ndjeshme e borxheve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NTP) Shkup. Këto janë disa nga rezultatet që prezantoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, gjatë paraqitjes në emisionin „Klik Plus“ në TV21, duke folur për punën e ndërmarrjes publike të transportit.

Gjorgjievski theksoi se, krahasuar me vitin e kaluar, NTP-ja disponon të paktën 50 autobusë më shumë në qarkullim, ndërsa njëkohësisht është realizuar kursim prej rreth gjysmë milioni euro për karburant.

Ai nënvizoi se këto të dhëna nuk janë të rastësishme, por bazohen në gjendjen faktike në ndërmarrje dhe në informacionet e marra nga udhëheqësia dhe ekipi menaxhues i NTP-së.

Kryetari i Shkupit foli edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjes, duke theksuar se borxhi, i cili më parë arrinte në rreth katër miliardë denarë, tani është zvogëluar në afërsisht 750 milionë denarë.

Gjatë bisedës u hap edhe çështja e keqpërdorimeve të mundshme dhe menaxhimit joekonomik të karburantit në NQP, veçanërisht pas problemeve të mëparshme me furnizimin me naftë, kur ndërmarrja kishte nevojë për ndihmën e Qytetit dhe Qeverisë.

I pyetur nëse ekzistojnë dyshime për keqpërdorime apo menaxhim të papërshtatshëm të konsumit të karburantit, Gjorgjievski u përgjigj se mund të bëhet fjalë për një kombinim të të dyjave, por theksoi se ai nuk është organ hetimor dhe se parregullsitë eventuale duhet t’i konstatojnë institucionet kompetente.

„Unë nuk jam organ hetimor, por jam në dispozicion të institucioneve që ato ta vërtetojnë këtë. Ato tashmë janë të përfshira dhe mendoj se do të fillojnë të merren edhe me këtë çështje“, deklaroi Gjorgjievski.

Ai theksoi gjithashtu se Qyteti i Shkupit ka arritur ta zvogëlojë ndjeshëm borxhin e akumuluar, i cili më parë arrinte në afro 300 milionë euro, duke përfshirë detyrimet nga kreditë, procedurat gjyqësore dhe borxhet e ndërmarrjeve publike.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kushtetuesja në Shqipëri pezullon pjesërisht aktin normativ për tubimet, protestuesit nuk gjobiten për bllokimin e rrugës
Next Article Komuna e Çairit dhe Ansambli shqiptar bëhen një për Festat e Nëntorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?